Sapo e mësuam këto ditë që dashuria e një kategorie njerëzore për qentë i paska çuar ata, si çdo dashuri e verbër, në kolaps mendor.
Vrunduj reagimesh deri psikopatike që, sikur dikush mos ta dijë se për çfarë është fjala, do mendonte se mos u ke përfolur të afërmit e familjes, sidozot i ke sulmuar, fyer apo sharë. Dhe në fakt aty, te një status mbrëmjeje, i cili trajtonte shkurt çështjen e qenve pa zot ambienteve publike, rrugë apo trotuare, ose që ndryshe quhen rrugaçë, nuk goditen as qentë si qënie e as ata që i duan ata. Askush s’merret me këtë raport apo me përshkrimin se ç’përbëjnë qentë, se ç’farë karakterin janë e se ç’fat duhet të kenë.
Aty trajtohet një çështje që përbën debat sot e gjithë ditën sa i takon qyteteve në Shqipëri, se si duhet vepruar me qentë pa zot. Kaq. Sepse te qen pa zot, ka aso dhe kërcënues, ka dhe aso që jo të gjithë pajtohen t’i kenë nëpër këmbë ndër qytetarë me të drejtën e tyre për të patur liri ecje në rrugë apo trotuar, pa u ndeshur me qenë të shtrirë, nga gjumi apo përvuajtje të tjera fizike.
Dhe zgjidhja për to është dhe në respekt të vetë kësaj kafshe. Si është zgjidhja? Zgjidhja është e tillë: kush të dëshirojë mund të bëhet zot i tyre dhe t’i ushqejë e mbajë ato. Të tjerë mund të çohen në qendra të posaçme për mbajtjen e tyre derisa të kenë jetë.
Për këtë apeluam dhe ne, edhe në respekt të atyre njerëzve që kanë të drejtën e lirinë e tyre të mos preferojnë të kenë nëpër këmbë, në jetën e tyre në publik, qen pa zot, qoftë dhe nga fakti se mund t’i kenë fobi. Por për këta kush do shkruajë, kush do i mbrojë, kush do e përcjellë të drejtën e tyre?
Ku është e keqja këtu? Çfarë i ka irrituar një skotë reaguesish nga më trushkulurit që kur s’dijnë të lexojnë s’dinë dhe se ç’thonë më pas?
Tek e fundit, ne po thërrasim në një praktikë botërore tejet humane, që s’ka as vrasjen e as helmimin e qenve, por ka trajtimin e tyre krejt njerëzor, duke i çuar në qendra ku ushqehen, lahen, pastrohen, lodrojnë me njëri-tjetri, në fund dhe shërohen nëse janë sëmurë, ose kanë një fund të dinjitetshëm duke u varrosur kur mbyllin sytë.
P.S: Provë që ata që kanë reaguar ndaj statusit kanë probleme me leximin, atë mental e jo shqisor: njëra shkruante se duhet të kemi respekt për macet(!), ndërkohë që askush s’merrej me mace.
Tani druajmë të shkruajmë kundër mushkonjave se mos na shfaqen njerëz që adhurojnë insektet e s’durojnë dot t’jua përmendësh…!
Tjetra: shkruesi i këtyre radhëve, në një rast në doganën e Morinit në kthim nga Kosova, ka nxjerrë nga bagazhi afro 1 kg suxhuk special për një qen të urritur që sillej makinë më makinë duke lypur me vështrim mëshirëndjellës diçka për të ngrënë.
Ose ose, ushqimin e mbetur në shtëpi jua nxjerr atyre qenve për të cilët keni marraz në orën 5 të mëngjesit, kur ata janë dhe të egërsuar e mund të të kafshojnë. Provojeni nëse ju ha meraku, aty i keni.
Dhe nuk e di nëse ndonjë prej jush, ju dashnorët e mëdhenj të tyre, do bënit gjysmën e këtyre. /sarandacity.al/