Ministrja e Arsimit Evis Kushi u lëshoi një thirrje studentëve, mësuesve e pedagogëve që të vaksinohen para nisjes së sezonit.
Sipas saj, kjo është mënyra më e mirë për një vit të ri shkollor dhe akademik sa më të suksesshëm.
“Në këtë muaj të hapur vaksinimi për të gjitha grupmoshat +18 vjeç, inkurajoj çdo mësues, pedagog dhe student që nuk është vaksinuar deri më tani, të kryejë vaksinën në qendrat shëndetësore apo pikat e vaksinimit të përqendruar në të gjithë vendin.
Kjo është mënyra më e mirë që të shtrojmë rrugën për një vit të ri shkollor dhe akademik sa më të mbarë e të suksesshëm”, shkruan Kushi. /sarandacity.al/