Një valë e tmerrshme e nxehtësisë po përhapet nga Afrika Veriore drejt Evropës jugore, shkroi meteorologu skocez Scott Duncan mbrëmë në Twitter.
Konkretisht, sipas Duncan, temperatura marramendëse 49 gradë u mat në kryeqytetin e Tunizisë dje, gjë që theu rekordin.
Temperatura mesatare në Tunizi në gusht është rreth 30 gradë, dhe dje u thye një rekord që nga korriku 1943 kur u matën 47.4 gradë.
“Ky është vetëm fillimi i një vale të tmerrshme të nxehtësisë,” shkroi ai, duke shtuar temperatura prej 47 gradë u mat dje dhe në Sicili.
Scott Duncan është një meteorolog skocez që jeton dhe punon në Londër. Ai ka punuar në segmente të ndryshme të industrisë meteorologjike, dhe kohët e fundit ka përgatitur parashikime dhe analiza të motit për tregun e energjisë elektrike me një theks të fortë në burimet e rinovueshme të energjisë në Evropë.
Ai po i kushton vëmendje në rritje përmirësimit të ofrimit të informacionit mbi ngjarjet kryesore meteorologjike dhe klimatike për ata jashtë komunitetit shkencor. /sarandacity.al/