Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Një vendim i para 37 viteve mbi plazhet në Shqipëri dhe si klasifikohej Saranda

by PorositWeb
31 Gusht, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Në një shkrim nga SCAN dedikuar plazheve në kohën e komunizmit, thuhet se në vitin 1984 do të hartohej një projekt i posaçëm për zhvillimin e bregdetit shqiptar. Ky projekt në fakt bëhej në një kohë kur Shqipëria kishte nevojë të madhe për valutë të huaj e në kushtet ku po vuante pasojat e një krize të thellë ekonomike.

Dhe një vendim i 31 gushtit të vitit 1984, pra si sot 37 vite më parë, parashikonte se kapaciteti i përgjithshëm vjetor i plazheve për 5-vjeçarin e 8-të 1986-1990 do të plotësonte nevojat për pushim 15 ditor (në 6 turne) në masën mbi 5 % të numrit të përgjithshëm të popullsisë së vendit.

Me një përllogaritje të thjeshtë, shkruan SCAN, kapaciteti i plazheve shqiptare ishte për të plotësuar nevojat e pushimit për 150 mijë persona. I njëjti vendim parashikonte se në planet rregulluese deri në vitin 2000, plotësimi i nevojave për pushim do të rritej në masën 10 %, pra për rreth 300 mijë pushues.

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Vendimi përcaktonte gjithashtu zhvillimin e 13 plazheve ekzistuese: Shirokë e Velipojë në rrethin e Shkodrës, Shëngjin në rrethin e Lezhës, Currila, Durrës dhe Golem në rrethin e Durrësit, Divjakë në rrethin e Lushnjes, Plazhi i Skelës, Uji i Ftohtë dhe Dhërmi në rrethin e Vlorës, Borsh dhe Sarandë në rrethin e Sarandës dhe Pogradeci.

Ndërkohë, plazhet e vendit në këtë periudhë klasifikoheshin në lokale, rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare.

Dhe si klasifikohej Saranda?

Ajo përfshihej si plazh kombëtar dhe ndërkombëtar.

Plazhe kombëtare cilësoheshin plazhi i Velipojës në Shkodër, i Shëngjinit në Lezhë, i Durrësit, plazhi i Golemit, plazhi i Divjakës, i Skelës, Ujit të Ftohtë, Dhërmiut, Sarandës dhe Pogradecit.

Ndërsa plazhe ndërkombëtare, pra destinuar për të huajt, ishin plazhi i Durrësit ku ishin ndërtuar edhe resortet përkatëse, plazhi i Golemit ku kishte një zonë  të veçantë nga plazhi ekzistues, plazhi i Sarandës, plazhi i Pogradecit”, raporton SCAN. /sarandacity.al/

 

Tags: DikurKryesore
Previous Post

Ndëshkimet e Rrugores në fundjavë: si reagon polici ndaj një 50 mijë lekëshi (pamje)

Next Post

Rama, një “Mirëmëngjes” vaksinimi me Dr. Najada Çomon nga Infektivi

PorositWeb

Related Posts

“Tajlanda shqiptare” me muzikën në kupë…(!)
TË FUNDIT

“Tajlanda shqiptare” me muzikën në kupë…(!)

8 Gusht, 2024
Bloomberg: Planet e mëdha të Jared Kushnerit në Ballkan
TË FUNDIT

Bloomberg: Planet e mëdha të Jared Kushnerit në Ballkan

8 Gusht, 2024
Turistët që vijnë në Shqipëri, sa “koprracë”!
Kryesore

Turistët që vijnë në Shqipëri, sa “koprracë”!

6 Gusht, 2024
Edhe Santorini bosh!
TË FUNDIT

Edhe Santorini bosh!

6 Gusht, 2024
Rrënoja alla çame rrugës për Lukovë
Kujtesë

Rrënoja alla çame rrugës për Lukovë

3 Gusht, 2024
Një plazh falas në Breg në kohën e “detit të xanun”
TË FUNDIT

Një plazh falas në Breg në kohën e “detit të xanun”

3 Gusht, 2024

Comments 1

  1. เทคนิคแทงบอลสด ทำเงินได้จริง says:
    1 muaj ago

    453215 444103Hi, Thanks for your page. I discovered your page through Bing and hope you maintain providing more very good articles. 749352

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.