Pa e thënë se për ç’shkak konkretisht, kreu i demokratëve të Delvinës ka përcjellë një vlerësim për mjekët e atyshëm dhe shërbimin e tyre.
“Mjekët dhe i gjithë personeli shëndetësor që ushtrojnë detyrën fisnike në spitalin e Delvinës, meritojnë respekt dhe mirënjohje të thellë.
Profesionalizmi dhe humanizmi i tyre edhe pse në disfavor nga mungesa e mjeteve moderne, si ato që disponojnë spitalet e Europës është kryefjala në prezantimin dhe përballjen me çdo pacient”, shkruan kryedemokrati lokal Hari Imeri.
Kujtojmë se spitali i Delvinës është ndër të lënit pas dore, i pa rikonstruktuar dhe me shërbime të limituara, duke bërë që qytetarët e atyshëm t’i drejtohen Sarandës në rastet më të shumta. /sarandacity.al/