Me rastin e 202-vjetorit të pavarësisë së Greqisë, Ambasada Helene në Tirane zhvilloi një pritje ku të pranishëm ishin anëtare të selive të tjera diplomatike në Tiranë si dhe politikanë.
Ambasadorja e Greqisë Konstantina Kamitsi pohoi marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve, duke vlerësuar progresin e bërë nga Shqipëria në perspektivën e saj europiane.
“Greqia prej kohësh ka qenë në mbështetje të perspektivës europiane të Shqipërisë. Konferenca e parë ndërqeveritare e cika u mbajt në korrikun e shkuar shënoi një hap domethënës drejt integrimit të Shqipërisë. Fakti që Shqipëria mirëpriti në mënyrë të suksesshme në Tiranë samitin e Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor, takim ky që zhvillohej për herë të parë jashtë Brukselit, ka një rëndësi të veçantë”, tha ajo.
“Ndjenja e fatit të përbashkët dhe e marrëdhënieve miqësore dëshmohet edhe nga shfaqja e përbashkët e solidaritetit në kohë të vështira. Shqipëria ishte i vetmi vend, përveç Qipros, që ndau hidhërimin tonë duke shpallur Ditë Zie kombëtare. Më lejoni ta përfundoj fjalën time duke cituar një politikan, intelektual dhe vizionar të madh, babain e shtetit shqiptar, Ismail Qemali, i cili shkruante në gazetën e tij greko-shqiptare “Shpëtimi i Shqipërisë”, se grekët dhe shqiptarët “ndajnë të njëjtën prerogativë dhe aftësi mendore, për t’u marrë vesh me të gjitha kombet dhe për t’u mësuar me të gjitha vendet dhe të gjitha kushtet klimatike”.