Shifrat në tituj, nga njëshi deri të dhjeta, shprehur me numra dhe jo shkronja, një etikë gjuhësore e shkelur rëndë në gazetari, është njëherësh dhe një alarm se jo vetëm ç’lloj gazetarësh e bëjnë lajmin sot, por dhe se ç’lloj redaktorësh janë po aq brryla sa gazetarët. Korrektorët gjuhësorë as që ekzistojnë.
Shiheni këtë titull: njëshin e shpreh me numër(1).
Shiheni se ç’tmerr estetik është, pos një shkelje e rëndë gjuhësore.
Gazetarit që e ka bërë këtë titull duhet t’i pritet rroga për injorancë të thellë gjuhësore. Mw pas, nwse nuk pwrmisohet edhe tw pushohet.
Sigurisht, gazetari s’mund të jetë ekspert gjuhësor, ndaj dhe ka sipër vetes redaktor. Duhej të kishte dhe korrektor. Por së paku duket të ketë një formim të pranueshëm aq sa mos mos jetë kaq “mizor”.
Dhe nuk është vetëm ai; numrat në tituj, ato që shprehin shifra, janë bërë sëmundje.
Le ta mësojnë ata që nuk e dijnë: nga njëshi e deri të dhjeta duhet të jetë me shkronja. Numrat nisin pas dhjetës.
U vu re kjo sidomos te lajmet me tre policët kosovarë të rrëmbyer nga serbët: Jo tre por 3. Duhej tre dhe jo 3.
Ja si është në origjinal fraza e Ramës e përçudnuar nga gazetari formulues i titullit: “….ku një tjetër ambasador amerikan pritet…”. /sarandacity.al/