Në një takim që kryebashkiaku Gurma pati në zyrën e tij me dy kolegë nga mjekësia, njëherësh dhe zyrtarë mjekësorë, një doktor nga Katari dhe një mjeke nga Egjipti, ardhur me pushime në Sarandë, mes tyre që dhe një person i katërt, dalluar në një nga fotot e publikuara nga Bashkia mbi takimin.
Ai është një pronar restoranti në Sarandë, që, për ata të cilët e kanë parë duke shërbyer në biznesin e tij, mund të ketë pikëpyetje se ç’rol ka në një takim të tillë.
Ladi i “Centralit” (restorantit me këtë emër në shëtitore), është ai ka ndërmjetësuar takimin mes kolegësh, pra mysafirëve nga Katari e Egjipti, me kolegun e tyre kryebashkiak të Sarandës.
Ladi bën një jetë mes Gjermanisë dhe Sarandës, ku doktorin nga Katari e ka njohur si klient në një restorant të tij në Gjermani, duke lidhur një miqësi me të.
Ky pra është shpjegimi i prezencës së tij në takim. /sarandacity.al/