Në një këndpamje mund të ngjajë si turist, nga ata me rraqe të rënda në shpinë e me veshje jashtëstinore, tipa hipi me stil jete boheme, si në filmin “Flokët” me John Savage, por jo. Është nga ata jetët e mjera, një degradim social që zakonisht shpjegohet me legjenda urbane, sipas së cilave, një dramë jetësore bën që nga një goditje psiqike të ketë devijuar më pas në endacak.
I tillë që dhe ky, shfaqur në një ambient tërësisht turistik në Sarandë, ku pamja të tregonte jo një varfanjak të rëndomtë por një njeri me të kaluar normale katandisur më pas në qenie të diskutueshme sociale.
Ishte rreth të 50-ve, që, në një tjetër pamje, siç ajo që mund ta ketë patur, mund të qe dhe një mesoburrë simpatik. /sarandacity.al/