KQZ ka vendosur të ndëshkojë me gjobë të gjitha ato KZAZ të cila kanë vonuar procesin e numërimit të votave, hera e parë që ndodh diçka e tillë.
Zëdhënësja e KQZ-së Drilona Hoxhaj, tha se janë gjobitur 18 KZAZ që kanë numëruar më pas se 50% të qendrave të votimit që kanë pasur në administrim.
Rezulton se në total janë 126 persona, kryesisht nga Tirana, por edhe nga rrethe të tjera të Shqipërisë.
“Lidhur me procesin e ecurisë së votave në 92 vendet e numërimit të votave, deri tani ka përfunduar numërimi për subjektet por edhe për kandidatët për 39 KZAZ, në 35 KZAZ kanë arritur të numërojnë vetëm mbi 50% të QV që kanë në administrim, ndërsa 18 KZAZ kanë numëruar më pak se 50%.
Duke patur parasysh ecurinë e ditës së sotme, më lejoni të ju informoj se KQZ ka vendosur sanksionin administrativ prej 3 mijë lekësh për të gjithë anëtarët e komisioneve të zonave të administrimit zgjedhor, të cilët deri në këto momente kanë numëruar më pak se 50% të QV, pra për 18 KZAZ.
Sanksioni është vendosur për mos respektim të nenit 122, pika 1 e Kodit Zgjedhor, i cili përcakton se tabela përmbledhëse e rezultatit të zgjedhjeve për zonën e administrimit zgjedhor nxirret nga KZAZ jo më vonë se ora 22:00″, tha ajo në një deklaratë për media.
Më herët, kreu i KQZ-së Ilirian Celibashi, tha se rezultati do jepej brenda 48 orësh. /sarandacity.al/
771886 336613I was seeking for this. Truly refreshing take on the info. Thanks a great deal. 969585
896339 255841hi!,I like your writing so considerably! share we communicate much more about your post on AOL? I demand an expert on this region to solve my dilemma. Maybe thats you! Seeking forward to see you. 963545
I’m really inspired together with your writing skills as neatly as with the structure for your weblog. Is this a paid theme or did you customize it your self? Anyway stay up the excellent quality writing, it’s rare to peer a great weblog like this one today!
781512 83491I love reading by means of and I believe this web site got some genuinely utilitarian stuff on it! . 438783