Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Numri i turistëve nga janari në tetor, aty ku s’ka det, në Përmet

by PorositWeb
2 Nëntor, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Qyteti i Përmetit, i vendosur vërtet shumë bukur buzë Vjosës së kaltër, po tërheq gjithnjë e më shumë një numër të lartë turistësh vendas e të huaj.

“Qyteti i trëndafilave” është cilësuar ‘perla’ e turizmit shqiptar dhe vendi ideal për pushime dhe aventura familjare, pasi kombinon ecjen në kanion, lundrimin e lumit me gomone apo kajak dhe climbing.

Zyra e Turizmit në bashkinë e Përmetit bën të ditur për ATSH-në se “numri i turistëve vendas e të huaj që kanë vizituar Përmetin nga janari deri në fund të tetorit është rreth 37 mijë, nga të cilët 15 mijë të huaj dhe 22 mijë vendas”.

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Përmeti është vizituar kryesisht nga turistët e huaj, si serbë, gjermanë, çekë, polakë, italianë, ukrainas, maqedonas, etj.

“Një fluks i lartë vizitorësh janë vënë re edhe fundjavën që lamë pas, veçanërisht në Ujërat Termale të Bënjës. Përmeti është tashmë një destinacion turistik fantastik për turistët vendas dhe të huaj për të kaluar një fundjavë të bukur”, thekson zyra e Turizmit në bashkinë e Përmetit.

Për të rezervuar në hotelet e Përmetit duhet të rezervosh disa ditë më parë, pasi në fundjavë nuk gjendet kollaj vend në hotelet e zonës. Por vitet e fundit turizmi familjar po merr përparësi me disa guesthouse që po shtohen për të pritur turistët vendas e ata të huaj.


Gjatë viteve të fundit turistët kanë gjithnjë e më shumë një trend në rritje për të vizituar Përmetin, që ruan në territorin e tij destinacione të rëndësishme të ekoturizmit, turizmit të aventurës me biçikletë, hiking dhe atë lumor.

Në këtë qytet gjenden parqe të mëdha natyrorë, lugina me lëndina të bukura e shumë monumente natyrore, kulturore e pika turistike, të cilat vlejnë të vizitohen e të shikohen nga afër.

Një vend të veçantë zënë kishat si ajo Shën Kollit, Kisha e Shën Premtes, Kisha e Shën Mërisë në Bënjë, Kisha e Shën Mërisë në fshatin Kosinë, Kisha e Shën Mërisë në fshatin Leusë. Në Përmet ndodhet edhe Teqeja e Alipostivanit, e ngritur mbi një kodër të bukur mbi fshatin Alipostivan.


Një tjetër monument kulti dhe historik shumë i famshëm në Shqipëri është edhe Teqeja e Frashërit, e ndërtuar më 1781 nga Sulejman Beu i Frashërit.

Në pjesën lindore të tij ndodhen ujërat termale të Bënjës, të njohura për vlerat kurative si dhe për kanionet shkëmbore të Langaricës me Shpellën e Pëllumbave. Ujërat Termale të Bënjës çdo vit tërheqin mijëra vizitorë vendas e të huaj. /atsh/

Tags: Perditshmeri
Previous Post

Denaj: 7 synimet e Buxhetit 2022

Next Post

Kush po jua shtron rrugën mandarinave të Xarës?

PorositWeb

Related Posts

“Tajlanda shqiptare” me muzikën në kupë…(!)
TË FUNDIT

“Tajlanda shqiptare” me muzikën në kupë…(!)

8 Gusht, 2024
Bloomberg: Planet e mëdha të Jared Kushnerit në Ballkan
TË FUNDIT

Bloomberg: Planet e mëdha të Jared Kushnerit në Ballkan

8 Gusht, 2024
Turistët që vijnë në Shqipëri, sa “koprracë”!
Kryesore

Turistët që vijnë në Shqipëri, sa “koprracë”!

6 Gusht, 2024
Edhe Santorini bosh!
TË FUNDIT

Edhe Santorini bosh!

6 Gusht, 2024
Një plazh falas në Breg në kohën e “detit të xanun”
TË FUNDIT

Një plazh falas në Breg në kohën e “detit të xanun”

3 Gusht, 2024
Një tjetër destinacion i famshëm i cenuar nga turizmi masiv
TË FUNDIT

Një tjetër destinacion i famshëm i cenuar nga turizmi masiv

28 Korrik, 2024

Comments 1

  1. mim66 says:
    1 javë ago

    322377 239356extremely great post, i surely love this exceptional website, maintain on it 855119

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.