Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

NYT: Njihuni me Mira Muratin, inxhinieren që drejton OpenAI

Media prestigjoze amerikane, portret shqiptares së famshme të Inteligjencës Artificiale

by Saranda City
19 Nëntor, 2023
Share on FacebookShare on Twitter

Mira Murati, C.E.O e përkohshme, prej disa vitesh menaxhon zhvillimin dhe shpërndarjen e ChatGPT dhe DALL-E, shkruan në një artikull e përditshmja amerikane The New York Times.

Prej vitesh, Mira Murati ka punuar në prapaskenë në OpenAI, duke mbikëqyrur zhvillimin dhe shpërndarjen e platformave revolucionare si ChatGPT dhe DALL-E.

Tani, ajo është qendër të vëmendjes si shefe e përkohshme ekzekutive e e ChatGPT dhe DALL-E.

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Murati, 34 vjeç, u vendos në krye të kompanisë të premten kur bordi i drejtorëve të OpenAI shkarkoi nga detyra Sam Altman, bashkëthemeluesin dhe shefin ekzekutiv të kompanisë.

Kompania tha se Murati kishte “aftësi unike” për të qenë një C.E.O e përhershme.

Megjithëse ajo ka mbajtur titullin e shefes së teknologjisë që nga viti i kaluar, punonjësit aktualë dhe të mëparshëm thanë se, Murati kishte shërbyer si shefe e operacioneve të kompanisë. Ajo u sigurua që inxhinierët e saj të zhvillonin versionet e ChatGPT në orar.

Ajo gjithashtu trajtoi marrëdhëniet e kompanisë me Microsoft-in, një investitor dhe partner që ka vendosur teknologjinë e OpenAI-t dhe ka ndihmuar në formimin e politikës së saj të inteligjencës artificiale në Uashington dhe Evropë.

“Ajo ka një aftësi për të mbledhur ekipe me ekspertizë teknike, zgjuarsi tregtare dhe një vlerësim të madh për rëndësinë e misionit”, shkroi Satya Nadella, shefi ekzekutiv i Microsoft për revistën Time.

“Si rezultat, Murati ka ndihmuar në ndërtimin e disa prej teknologjive më emocionuese te IA-së që kemi parë ndonjëherë”, shtoi ai.

E lindur në Shqipëri dhe e shkolluar në Kanada, Murati është një inxhiniere mekanike e trajnuar, e cila ndërtoi një makinë hibride garash si studente universitare në Kolegjin Dartmouth.

Ajo iu bashkua OpenAI në 2018 pas stazhit në Tesla, ku luajti një rol kyç në zhvillimin e makinës Model X dhe Leap Motion, një start-up që krijoi një sistem kompjuterik për të gjurmuar lëvizjet e duarve dhe gishtave.

Murati tha se puna e saj në Tesla e ekspozoi atë ndaj IA-së dhe e frymëzoi atë të kërkonte një punë në atë fushë. OpenAI e punësoi atë si zëvendëspresidente të IA-së.

Në atë kohë, kompania ishte një organizatë jofitimprurëse e përkushtuar për të siguruar që inteligjenca e përgjithshme artificiale të ishte në dobi të njerëzimit.

Më vonë ajo u ristrukturua si një kompani fitimprurëse në mënyrë që të mund të mblidhte shumat e mëdha të parave të nevojshme për të ndërtuar teknologjitë e IA-së.

“Mendova se në thelb, nëse po ndërton inteligjencën, është një njësi thelbësore në univers, saqë ndikon në gjithçka”, tha Murati në gusht gjatë një ngjarjeje të organizuar nga Andreessen Horowitz, një kompani e kapitalit sipërmarrës të Silicon Valley.

OpenAI mbikëqyrej nga një grup drejtuesish të lartë, ku përfshihej Altman; Greg Brockman, ish-kryetari i saj; dhe Wojciech Zaremba, me origjinë polake, i cili ishte gjithashtu ndër themeluesit e kompanisë.

Murati, e cila ishte anëtare e ekipit drejtues, do të ekzekutonte vendimet e ekipit në të gjithë kompaninë.

Ajo mori përgjegjësinë për shpërndarjen e gjeneratorit të imazhit, DALL-E, dhe gjeneratorit të tekstit, ChatGPT, i cili tërhoqi qindra miliona përdorues pas prezantimit të tij vitin e kaluar.

Ndërsa ChatGPT dhe DALL-E morën një hov, Murati u shfaq në The Daily Show, Bloomberg TV dhe në disa konferenca. /atsh/

Previous Post

Kur të ndodh ajo që s’do e besoje kurrë: pa këmbë e duar nga një grip!

Next Post

Berishizmi i “vë zjarrin” Parlamentit

Saranda City

Related Posts

Histori si në filma: u rrëmbye si fëmijë, u gjet si plak…
Shoqëri

Histori si në filma: u rrëmbye si fëmijë, u gjet si plak…

23 Shtator, 2024
I pari reagim bektashi për “Vatikanin” e tyre: fjalia e tretë përgënjeshtron dy të parat
Sociale

I pari reagim bektashi për “Vatikanin” e tyre: fjalia e tretë përgënjeshtron dy të parat

23 Shtator, 2024
Vdekja merr papritmas Gerdi Bogdanin
Sociale

Vdekja merr papritmas Gerdi Bogdanin

18 Shtator, 2024
Instagram, ndryshime për adoleshentët
Shoqëri

Instagram, ndryshime për adoleshentët

18 Shtator, 2024
Te fqinji jugor i Shqipërisë, prioritet turisti apo qytetari?
Sociale

Te fqinji jugor i Shqipërisë, prioritet turisti apo qytetari?

18 Shtator, 2024
E reja italiane që u shua në Shqipëri, rrëfimi i të ëmës
Shoqëri

E reja italiane që u shua në Shqipëri, rrëfimi i të ëmës

27 Gusht, 2024

Comments 4

  1. รีวิวเกมสล็อต ค่าย PG SLOT says:
    1 muaj ago

    273477 589427Terrific paintings! That could be the type of information that are meant to be shared around the net. Shame on the seek for no longer positioning this publish higher! Come on more than and consult with my website . Thank you =) 527008

  2. mines game download says:
    1 muaj ago

    763458 153163I just couldnt depart your web site prior to suggesting that I extremely enjoyed the standard information an individual give for your visitors? Is gonna be back regularly so that you can inspect new posts 891892

  3. deepseek says:
    3 javë ago

    598110 867684Wow that was strange. I just wrote an extremely long comment but following I clicked submit my comment didnt appear. Grrrr nicely Im not writing all that more than once again. Regardless, just wanted to say amazing blog! 510078

  4. 1xbet says:
    2 javë ago

    600974 253365Using writers exercises such as chunking. They use many websites that contain several creative writing exercises. Writers read an exercise, and do it. 732911

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.