Mbrëmjen e 6 majit, rreth orës 19:45, këto objekte kanë qenë të dukshme në qiellin e Shqipërisë dhe Sarandës. Bëhet fjalë për satelitët e “Starlink” të Elon Musk.
Ato janë lëshuar kohët e fundit në hapësirë në kuadër të projektit SpaceX, projekt i cili përfshin lëshimin e 12000 satelitëve.
Ata formojnë një konstelacion të projektuar për të mundësuar shërbim interneti me çmim më të ulët nga orbita e Tokës.
Konstelacioni, i njohur ndryshe si “Starlink” është duke u zhvilluar në ambientet e SpaceX në Redmond të Uashingtonit.
“Deri në këto momente kemi 500 mijë parapërdorues të cilët kanë paguar dhe presin që ‘Starlink’ të fillojë të funksionojë”, është shprehur investitori Elon Musk.
Deri në këto momente ky projekt ka kushtuar 10 bilionë dollarë. /sarandacity.al/