Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Pafajësia e një agjenti në komunizëm: detaje nga jeta e një qeparioti

by PorositWeb
21 Shkurt, 2022
Share on FacebookShare on Twitter

Paskan ekzistuar nën regjimin komunist raste kur një i dënuar me akuzë politike qenka shpallur më pas i pafajshëm. Së paku është fjala për një të tillë, i cili lidhet me  një emër nga Bregu, qepariotit Andre Varfi.

Në një biografi për të me rastin e ditës së lindjes, publikuar nga Arkiva Shtetërore, evidentohet dhe ky fakt, duhet thënë i rrallë.

Ai paska kontribuuar fillimisht për regjimin, më pas është dënuar si agjent, por që ka marrë pafajësinë dhe ka vijuar jetën normale.

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

“Më datë 21 shkurt 1914, u lind në Qeparo shkrimtari, publicisti dhe përkthyesi, Andrea Varfi.

Mësimet fillore do t’i merrte nga mësuesi i së parës shkollë shqipe të fshatit, mentori i tij i përhershëm, i ati Epaminonda Varfi. Prirjen për të shkruarin, e zbuloi në mbarim të shkollës së mesme tregtare të Vlorës, në vitin 1932.

Mbaroi degën klasike të gjimnazit në Tiranë, në vitin 1935. Studimet e larta i ndoqi në Universitetin e Peruxhias, në Fakultetin e Shkencave Agrare. Pas përfundimit të angazhimit të tij akademik, në vitin 1941, u kthye në atdhe.

Varfi ka kontribuar në Luftën Nacional-Çlirimtare. Në vitin 1945, u emërua në krye të nënndarjes për çështje kulturore dhe propagandistike, në dikasterin e Bujqësisë.

Në vitin 1947, vuajti për dy vjet dënimin e dhënë nën akuzën e bashkëpunimit me agjenturën angleze. Pas shpalljes së pafajësisë, nisi të punonte në shtëpinë botuese ‘Naim Frashëri’ dhe më pas në Lidhjen e Shkrimtarëve.

Krahas krijimtarisë artistike gjatë kohës së luftës, Varfi lëvroi edhe në poezi e prozë satirike, në intervalin e vjetëve 1952-1960.

Në letrat shqipe, ka lënë gjurmë edhe përmes përkthimeve dhe studimeve të tij të shumta. Varfi përshtati në gjuhën e sotme veprat kryesore të De Radës, sikurse ishin: ‘Serafina Topia’, ‘Rrëfime të Arbërit’, ‘Këngët e Milosaos’ etj.

Ndërrroi jetë më 18 shtator 1992.

Në kartën postale që shihni bashkëngjitur, Prof. Mario Marinucat nga Peruxhia, i lutet Varfit t’i dërgojë sa më shpejt dokumentet e tij për pjesëmarjen në konkursin mes diplomatëve më të mirë”, shkruhet kështu për Andrea Varfin. /sarandacity.al/

Tags: DikurPerditshmeri
Previous Post

Pyetje djegëse nga SHBA për “6 mars”-ët e Berishës

Next Post

Anija e zhurritur në ujrat e Korfuzit: këta janë emrat e 10 të zhdukurve

PorositWeb

Related Posts

Rrënoja alla çame rrugës për Lukovë
Kujtesë

Rrënoja alla çame rrugës për Lukovë

3 Gusht, 2024
Ç’përfaqëson 9 korriku në historinë shqiptare?
Kujtesë

Ç’përfaqëson 9 korriku në historinë shqiptare?

29 Korrik, 2024
Turizmi, një thirrje që sot nuk ekziston…
Kujtesë

Turizmi, një thirrje që sot nuk ekziston…

23 Shtator, 2023
Historia tragjike e një familjeje të njohur në Shënvasi
Kujtesë

Historia tragjike e një familjeje të njohur në Shënvasi

10 Gusht, 2023
Kur Saranda jonë do kishte emër vajze
Kujtesë

Kur Saranda jonë do kishte emër vajze

30 Korrik, 2023
Butrinti: “A e dini se…” pyet dhe përgjigjet Arkivi i Shtetit
Kujtesë

Butrinti: “A e dini se…” pyet dhe përgjigjet Arkivi i Shtetit

16 Korrik, 2023

Comments 1

  1. Donald says:
    2 muaj ago

    458975 686080Hey, you used to write great, but the last couple of posts have been kinda boringK I miss your super writings. Past several posts are just a bit bit out of track! come on! 506211

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.