Ditë pasi në Syrin e Kaltër nisën punimet për zgjerimin e shtrimin e rrugës hyrëse, ku u paralajmëruan dhe investime e shndërrime të tjera, diçka ka lëvizur por vrulli nuk është i asaj dite.
Rruga është shtruar me rul, sigurisht pa aslaft por vetëm ngjeshje dheu, edhe është zgjeruar gjithashtu, e në sfond është një makineri e heshtur. Punëtorë nuk duken asgjëkundi. Turistë plot, sigurisht.
Në nisjen e punimeve aty qe dhe ministri Klosi, i cili paraljmëroi një erë të re për Syrin e Kaltër, duke thënë se e gjithë zona do marrë një trajtim të veçantë. /sarandacity.al/
https://youtu.be/BxF8ekXghCk