Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Pallati që po “ha koka”: në kërkim dhe dy vartës të Kryeinspektores Pulaj

by PorositWeb
28 Shkurt, 2022
Share on FacebookShare on Twitter

Duket se ky pallat në Sarandë po tenton të hajë shumë koka, ndonëse në nivele të ulëta e jo te vendimmarrja.

Kështu, godina në ndërtim që ka çuar pas hekurave një zyrtare të Bashkisë, pikërisht Romina Pulajn, Kryeinspektore në IKMT-në lokale, ka çuar dhe shpalljen në kërkim të dy shtetasve të tjerë pos ndërtuesit Pando Papuçiu.

Ata janë vartës të 31 vjeçares.

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

“Në vijim të operacionit policor të koduar ‘HESHTJA’, për goditjen e aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e ndërtimeve pa leje  në qytetin e Sarandës, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë bënë shpalljen në kërkim të shtetasve M. A., 30 vjeç, dhe N. J., 26 vjeç, banues në Sarandë, me detyrë Inspektor në Inspektoriatin Vendor të Mbrojtjes së Territorit, pranë Bashkisë Sarandë.

Pasi janë siguruar prova ligjore në lidhje me ndërtimin e paligjshëm të një pallati 7 katësh ende të papërfunduar por edhe disa shtesa pa leje, në disa pallate në ndërtim, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë me vendimin Nr.21, datë 24.02.2022, ka vendosur për këta dy shtetas,  masat e sigurisë në mungesë  ‘Arrest në burg’, per veprën penale ‘Shpërdorimi i  detyrës’,

Të dy këta shtetas dyshohet se me veprimet/mosveprimet e tyre kanë lejuar ndërtimet pa leje në zona të ndryshme në qytetin e Sarandës, në bashkëpunim me Kryeinspektoren e IMT  R. P., e arrestuar me datë 21.02.2022,  për veprën penale ‘Shpërdorimi i  detyrës’,

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në më të fundit njoftim policor. /sarandacity.al/

Tags: Perditshmeri
Previous Post

Një status i fundit i deputetes Zhupa: kë mund të ekzekutojë Edi Rama?

Next Post

Ukraina, kthimi i një ish-kampioni rrugës për në Greqi

PorositWeb

Related Posts

Dehja nga turizmi
Kritikë

Dehja nga turizmi

27 Korrik, 2024
Gjuha e Athinës në një deklaratë të OMONIA-s mbi Censusin
Kryesore

Gjuha e Athinës në një deklaratë të OMONIA-s mbi Censusin

21 Korrik, 2024
Saranda e këtij fundviti në interesin e medias
Shoqëri

Saranda e këtij fundviti në interesin e medias

30 Dhjetor, 2023
Beteja për Butrintin, UNESCO dërgon një letër…
Kulturë

Beteja për Butrintin, UNESCO dërgon një letër…

23 Dhjetor, 2023
“Tokë e xanun” në qendër të Sarandës…nga autobusi!
Sociale

“Tokë e xanun” në qendër të Sarandës…nga autobusi!

10 Gusht, 2023
Skena “lufte elektrike” te Rruga 3: a duhet në padi ndaj OSHE-së?
Sociale

Skena “lufte elektrike” te Rruga 3: a duhet në padi ndaj OSHE-së?

25 Korrik, 2023

Comments 1

  1. pgslot says:
    3 muaj ago

    2406 529856quite good post, i really really like this web web site, carry on it 873066

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.