Jemi me fat që pamje të tilla nuk hasen në plazhet tona. Në një të tillë që nis me K por që nuk është Ksamili, as Krorëzi, është bregu kalifornian, u shfaq një kafshë deti me pamje peshkaqeni, por fakti që nuk ngacmoi askënd, u duk se qe diç më afër delfinit.
Së paku, mediat amerikane që raportojnë rastin ende nuk e kanë saktësuar se për ç’bëhet fjalë konkretisht.
Kafsha sillet e përcillet afër bregut, me njerëz që bëjnë plazh rreth e rrotull saj, secili në punë a qejf të vet.
Në fakt ëshët fjala për një video e cila u regjistrua në Kaliforni katër vjet më parë, por që tani ka filluar të qarkullojë përsëri në internet. /sarandacity.al/
https://twitter.com/i/status/1407379401856077830