Pala greke në Kakavijë po krijon konfuzion tek shqiptarët të cilët udhëtojnë pas 15 muajve drejt Greqisë, duke provokuar situata si ato të kaluarat.
Në orët e mesditës së sotme, me qindra qytetarë shqiptarë janë dyndur në sportelet e Kakavijës për të kaluar drejt shtetin fqinj të pajisur me PLF, me PCR test apo dhe me certifikatë digjitale antipandemike.
Radhë kilometrike janë krijuar dhe ende po shtohen për shkak të mungesës së sporteleve në dispozicion nga ana e palës greke, e cila pos që punon me ritme të ulëta, po ushtron kontroll të rreptë tek qytetarët në bazë të protokolleve antipandemike.
Kujtojmë se një situatë e ngjashme ndodhi vjet në verë, me radhë kilometrike përgjatë gjithë Dropollit, ku ndodhi dhe vdekja tragjike e një fëmije të goditur nga një ambulancë e Spitalit të Gjirokastrës. /sarandacity.al/