Toka në Kretë nuk po qetësohet pas tërmetit shkatërrues të djeshëm prej 5.8 gradë të shkallës Rihter.
Një person humbi jetën dje, ndërsa rreth 20 u plagosën.
Ai u vra kur kupola e kishës që po restauronte u shemb mbi të. I biri, i cili qëndronte pranë tij në momentin e aksidentit, u plagos rëndë.
#Greece Scenes of panic as a powerful earthquake of magnitude 6.0 rocks #Heraklion in #Crete. Reports of one casualty and 9 injuries.#earthquake #birthpains pic.twitter.com/dqOz6a0Wxo
— Watchman (@Judmir3) September 27, 2021
Sipas mediave, pothuajse asnjë shtëpi nuk mbeti në një fshat.
Qindra qytetarë e kaluan natën në tenda pasi shtëpitë e tyre ishin të pasigurta. Të gjitha shkollat janë të mbyllura, ndërsa ekipet e shpëtimit janë në terren.
https://twitter.com/i/status/1442485677417971712
Pas ditës së djeshme, një seri tërmetesh me intensitet të ngjashëm pasuan, ndërkohë që filluan rrëshqitjet e reja të tokës. /sarandacity.al/