Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Paralajmërim për pagat shqiptare “faqe botës”: Hiqini, s’është lojë!

by PorositWeb
22 Dhjetor, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioneri i të Dhënave Personale ka reaguar pas skandalit me të dhënat e databaze të rrogave të 637.138 qytetarëve shqiptarë, duke thënë se kjo nuk është lojë por shkelje ligji”.

“Zyra e Komisionerit ka nisur punën për sigurimin e kësaj baze të dhënash dhe për identifikimin e shkeljeve të mundshme, në mënyrë që të ushtrojë detyrimin ligjor dhe kryerjen e veprimeve të domosdoshme për një hetim administrativ kryesisht (me iniciativën e saj) për këtë çështje.

Si edhe në raste të tjera të ngjashme, Zyra e Komisionerit vlerëson se ushtrimi i lirisë së shprehjes dhe të shtypit, kur në objekt të saj ka të dhëna personale, para së gjithash, duhet realizuar duke mbajtur parasysh faktin se ‘interesi i lartë publik’, dallon nga ‘interesi për publikun’.

Në këtë kontekst, Zyra e Komisionerit i bën thirrje të gjithë individëve apo subjekteve publike/private që disponojnë këtë bazë të dhënash personale, të mos e transmetojnë, qarkullojnë apo publikojnë duke rënduar situatën në kuadër të pasojave që mund të vijnë në lidhje me të drejtën për respektimin e jetës private.

Çdo veprim që mund të duket si një ‘lojë’, në përfundim do të rezultonte si shkelje e ligjit, pasi kemi të bëjmë me një përpunim të paligjshëm të të dhënave personale të shtetasve.

Qarkullimi online apo dhe publikimi në media i të dhënave të qytetarëve rezulton se është një veprim i kundërligjshëm, i papërgjegjshëm dhe i bëhet thirrje organeve mediatike dhe publikut të mos bëhen përhapës të paligjshëm të të dhënave personale”, thuhet thuhet në deklaratë. /sarandacity.al/

Tags: Perditshmeri
Previous Post

Pagat “zbuluar”, vjen shpjegimi nga qeveria

Next Post

Kadastra Sarandë, me emrat e radhës: Ejani për çertifikatën e pronësisë

PorositWeb

PorositWeb

Related Posts

Debati: Fredi Beleri cilësohet “qen bir qeni”
Sociale

Debati: Fredi Beleri cilësohet “qen bir qeni”

26 Maj, 2023
Media që pjell krim: avokati që vë gishtin mbi plagë…
Sociale

Media që pjell krim: avokati që vë gishtin mbi plagë…

20 Maj, 2023
George Soros pas “vdekjes”: Jam gjallë e mirë!
Sociale

George Soros pas “vdekjes”: Jam gjallë e mirë!

16 Maj, 2023
Një projekt për Pilurin si “ballkon natyror”
Sociale

Një projekt për Pilurin si “ballkon natyror”

11 Maj, 2023
OBSH: COVID-i mbarroi!
Sociale

OBSH: COVID-i mbarroi!

6 Maj, 2023
Një peshkaqen në ujrat shqiptare të Jonit: a duhet patur frikë?
Sociale

Një peshkaqen në ujrat shqiptare të Jonit: a duhet patur frikë?

4 Maj, 2023

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.