Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Për ata që mbajnë sytë nga Gjermania: ç’po ndodh me tregun e punës atje?

by PorositWeb
19 Shtator, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Në shikim të parë, Gjermania po ecën mirë.

Shkalla e papunësisë është përgjysmuar që nga reformat e vitit 2005. Edhe një krizë gjigante si pandemia e koronavirusit nuk ka sjellë pasoja të forta: shkalla e papunësisë është rritur vetëm pak – nga 5.0 në 5.9 përqind.

Falë masave qeveritare të tilla si financimi i një jave të shkurtuar pune, shumica e njerëzve kanë qenë në gjendje të mbajnë punën e tyre, shkruan DW.

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Sidoqoftë, ky vend po përballet me ndryshime dramatike, për të cilat, sipas shumë ekspertëve, nuk është aspak i mirëpërgatitur.

“Gjatë viteve 2020, ne do të përjetojmë një transformim të jashtëzakonshëm në tregun gjerman të punës,” thotë ministri Federal i Punës, Hubertus Heil.

Dhe këto ndryshime diktohen kryesisht nga dixhitalizimi dhe automatizimi, por edhe nga zhvendosja e madhe e teknologjive dominuese, siç është zgjerimi i elektro-lëvizshmërisë.

Hilmar Schneider, drejtor i Institutit Kërkimor mbi Ardhmërinë e Punës në Bon, vëren një tendencë të madhe.

“Në parim, epoka e punës së rëndë fizike ka kaluar”, thekson Schneider.

Aktivitetet e thjeshta që kërkojnë një nivel më të ulët kualifikimi do të zëvendësohen gjithnjë e më shumë me robotë ose kompjuterë – ose punëtorët do të paguhen dobët për to.

“Ne tashmë kemi ecur relativisht larg në këtë rrugë dhe kemi arritur një lloj ekuilibri,” thotë Schneider për DW.

Shumë makina dhe robotë janë përdorur tashmë në sektorin industrial. Dhe në depot e shitësve me pakicë në internet, një pjesë e mirë e punës u mor nga makinat. Ka më pak njerëz që punojnë në to sesa në dyqanet në qendrat e qyteteve gjermane, të cilat janë mbyllur kohët e fundit.

Dhe sociologu Roland Verwiebe është i bindur se shumë vende pune do të zhduken.

Por, ndryshe nga Schneider, ai nuk beson se situata në tregun e punës është në “ekuilibër” ose se vetëm punëtorët më pak të kualifikuar kanë arsye për shqetësim.

Si shembull, ai citon përkthyesit, të cilëve u “grabiten” programe më të mira softuerike si Google Translator ose DeepL.

“Kjo mund të prekë potencialisht edhe avokatët, sepse më shumë këshilla juridike për të cilat kanë nevojë klientët mund të bëhen në mënyrë gjysmë automatike,” tha Verwiebe.

Punët e vjetra po zhduken dhe ato të reja po shfaqen edhe në industri të tjera.

Një problem shtesë është fakti se sektori i punëve më pak të paguara në Gjermani është i madh – çdo i pesti punonjës (rreth 20 përqind) punon për një pagë minimale ose pak më të mirë. Në vendet skandinave, Holandë ose Francë, kjo kuotë është dy herë më e ulët.

Mënyra për të dalë nga kjo situatë është në arsimim të mëtejshëm.

Siç thekson studiuesi Schneider, Gjermania, si një shoqëri e plakur, do të vazhdojë të jetë e varur nga emigracioni.

“Duke vepruar kështu, ne kemi nevojë për koncepte që synojnë tërheqjen e njerëzve të kualifikuar në Gjermani,” tha Schneider. /sarandacity.al/

Tags: Kryesore
Previous Post

40 miss-e nga bota, show në shetitoren e Sarandës

Next Post

Ish-deputeti i Sarandës: Koha kur do bëhem sërish ministër…

PorositWeb

Related Posts

I pari reagim bektashi për “Vatikanin” e tyre: fjalia e tretë përgënjeshtron dy të parat
Sociale

I pari reagim bektashi për “Vatikanin” e tyre: fjalia e tretë përgënjeshtron dy të parat

23 Shtator, 2024
Gerti Bogdanin e qan dhe PS-ja: kush ishte demokrati me jetë të prerë në mes?
Kryesore

Gerti Bogdanin e qan dhe PS-ja: kush ishte demokrati me jetë të prerë në mes?

18 Shtator, 2024
Vdekja merr papritmas Gerdi Bogdanin
Sociale

Vdekja merr papritmas Gerdi Bogdanin

18 Shtator, 2024
Te fqinji jugor i Shqipërisë, prioritet turisti apo qytetari?
Sociale

Te fqinji jugor i Shqipërisë, prioritet turisti apo qytetari?

18 Shtator, 2024
Zjarret po përcëllojnë Ballkanin, tmerr në Shëngjin
Sociale

Zjarret po përcëllojnë Ballkanin, tmerr në Shëngjin

30 Korrik, 2024
Sa cinike: një “97”-të mjedisore në Vlorën turistike!
Sociale

Sa cinike: një “97”-të mjedisore në Vlorën turistike!

27 Korrik, 2024

Comments 3

  1. ค่าน้ำแทงบอล says:
    2 muaj ago

    627985 71004Nicely worded post will probably be sharing this with my readers this evening 34634

  2. Diyala University 1st says:
    4 javë ago

    397730 107802Intriguing post. Positive that Ill come back here. Good function. 847878

  3. Jin Fu Xingyun says:
    1 javë ago

    583390 556433I observe there is lots of spam on this weblog. Do you want assist cleaning them up? I may well assist among classes! 292414

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.