Një vizitë e ambasadorit çek në Sarandë, ku u takua dhe me kryebashkiakun Gurma, shënoi gurin e radhës së një raporti që daton vite më parë mes çekëve dhe Sarandës.
Si shenjë e kësaj është emërtimi “Syri i Kaltër” për atë që sot njihet kështu, pra burimin e magjishëm të një burimi që është shndërruar në atraksionin kryesor turistik të zonës.
Po si ndodhi kjo?
Në vitin 1960-1962, ishin inxhinierët çekë ata që konstruktuan hidrocentralin “Stalin” të Bistricës.
Njëri prej tyre, në dedikim të syve të kaltër të të dashurës që kishte lënë në Çeki, e quajti i pari “Syri i Kaltër” beben e burimit kryesor të lumit që do ushqente hidrocentralin me ujërat e kristalta e të akullta. /sarandacity.al/