Ecja e natës e një nëne me dy fëmijët e saj të vegjël – djemë të moshës 6 dhe 8 vjeç- në tregun e Mitilenisë në Lesbos, gati u shndërrua në një tragjedi, kur një qen pitbull iku nga pronari i tij që e mbante me zinxhir dhe sulmoi 6-vjeçarin.
Pronari, i cili në atë kohë po tërhiqte para nga një bankomat, nuk kishte kohë të reagonte, me rezultatin që qeni e kafshoi fëmijën në bark, pak mbi organet gjenitale.
Pasuan skena paniku teksa pronari i qenit u përpoq t’i hapte gojën kafshës, e cila ishte “mbyllur” në barkun e fëmijës, ndërkohë që kalimtarët, me nënën së pari, shikonin të pafuqishëm për të reaguar.
Kur fëmija më në fund u lirua nga dhëmbët e qenit, u dërgua menjëherë në spital ku iu dha ndihma e parë.
Ndërkohë, pronari i qenit mori kafshën dhe u zhduk, nga frika e pasojave ligjore.
Nëna e fëmijës shkoi në Polici ku ngriti padi kundër tij, një 24-vjeçar. Ai u identifikua nga kamera e sigurisë e bankës dhe është shpallur në kërkim. /sarandacity.al/