Ministrja Balluku premtoi sërish se segmenti Kardhiq – Finiq do jetë gati para nisjes së sezonit të ardhshëm turistik.
Pas një inspektimi në Tunelin e Skërficës, ajo shkroi:
“Kanë përfunduar gërmimet në të gjithë gjatësinë e tunelit, ndërsa po punohet për të gjithë elementët e tjerë të cilët garantojnë sigurinë dhe menaxhimin e tij. Aksi Kardhiq-Delvinë do të jetë gati për qarkullimin e automjeteve para sezonit të ardhshëm turistik duke lehtësuar qarkullimin e shkurtuar distancën drejt bregdetit të Sarandës”.
Më parë ajo tha se “ne shpresojmë shumë që kjo vepër të përfundojë para afatit kontraktual, i cili është gusht 2022. Kemi marrë një premtim nga kompania, edhe nga ARRSH që do dorëzohet në fillim të sezonit, gjatë muajit qershor të vitit tjetër duke e bërë kështu të aksesueshĕm dhe duke krijuar komoditet jo vetëm për banorët e të dy zonave, por edhe të gjithë turistëve që do të kenë mundësi të vizitojnë edhe Gjirokastrën, edhe Tepelenën edhe bregun gjatë pushimeve verore”, deklaroi ajo. /sarandavity.al/
377729 666590light bulbs are very good for lighting the home but stay away from incandescent lamps because they generate so significantly heat;; 349539
431990 581166Wow, incredible blog layout! How long have you been blogging for? you make blogging look easy. The overall look of your site is fantastic, as properly as the content material! xrumer 781153