Viti 2020 do të mbahet mend si vit që goditi rëndë turizmin në gjithë botë. Shqipëria si destinacion kryesor i kosovarëve, shpëtimin e turizmit e gjeti tek vëllezërit kosovarë, të cilët edhe pse në një vit pandemik gjetën mënyra që të vizitojnë Shqipërinë, shkruan RTK në Kosovë.
Në këtë kuadër, kryetari i Shoqatës së Turizmit të Kosovës, Ruzhdi Kurtishaj, tha Se turizmi është një pikë bashkuese mes Kosovës dhe Shqipërisë.
“Ne të bashkuar arritëm që të mbijetojmë si biznese në Kosovë e Shqipëri. Tani në Shqipëri nuk po mungojnë investime tnë infrastrukturën rrugore. Shqipëria ka dalë me oferta të mira dhe ka një përqafim. Vetëm këtë javë kemi qindra qytetarë që po vizitojnë Shqipërinë”, tha ai për snë emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Kurtishaj, i cili është edhe pronar i “Sharr Travel”, theksoi se i kanë bërë të gjitha përgatitjet për sezonin e turizmit për vitin 2021.
Kurtishaj, njëherësh dhe kryetar i Kuvendit të Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), vlerësoi se Shqipëria dhe Kosova duhet të rrisin bashkëpunimin në të gjitha fushat.
Kurse Adrian Gurma, Kryetari i Bashkisë së Sarandës, tha se janë duke u bërë të gjitha përgatitjet për të pritur turistët nga Kosova.
“Shpresojmë se edhe situata me pandeminë do të tejkalohet. I kemi ndërmarrë të gjitha masat që duhet. Kemi ndërhyrë ne infrastrukturë”, tha ai për RTK.
Në këtë përpjekje, Gurma bëri me dije se ka pasur takime edhe me ambasadorin e Kosovës në Shqipëri Nait Hasani, si dhe me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.
Që të dy kanë ftuar turistët nga Kosova që të zgjedhon posaçërisht Sarandën për pushime, por dhe për vizitë në kohë të ndryshme. /sarandacity.al/