SHBA përshëndeti vendimin e Bashës për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar i PD-së, duke thënë se “vendim i vështirë i shpallur dje nga Kryetari Lulzim Basha meriton respekt”.
“Ky vendim demonstron se, ashtu siç ndodhi 30 vjet më parë dhe në momente të tjera kritike në historinë e Shqipërisë, Partia Demokratike ka kurajon për t’u ndarë nga e shkuara me qëllim që të ndërtojë të ardhmen, për të ndihmuar që ta udhëheqë Shqipërinë përpara.
Shtetet e Bashkuara kanë pasur një marrëdhënie të veçantë me Partinë Demokratike që nga themelimi i saj dhe presim me kënaqësi të punojmë më ngushtë se kurrë me Kryetarin Basha dhe Partinë Demokratike për të forcuar marrëdhëniet SHBA-Shqipëri”, shkruan ambasada amerikane në Tiranë. /sarandacity.al/