Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Përkujtimi, rrëfimi dhe përkimi: nga Gjermania në Nivicë, për masakrën e gjermanëve!

by PorositWeb
24 Qershor, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Dje, në Hundrovun të Nivicës u përkujtua 77-vjetori i një masakre që, sipas veteranëve sarandiotë, nuk ishte vetëm gjermane por gjermano-balliste.

Tek memoriali dhe lapidari të ngritur enkas për këtë ngjarje, morën pjesë veteranë dhe pasardhëës veteranësh, si dhe Kryetarja e Komitetit te Veteranëve për Sarandën, Neriman Gjivogli.

Të pranishmit folën për përmasat e kësaj masakre, duke e trajtuar si të pashembullt jo vetëm për Sarandën por dhe për mbarë vendin.

Po si dhe kur ndodhi kjo masakër?

Pas goditjeve të rënda që ushtria gjermane me bashkëpunëtorët e tyre ballistë morën gjatë operacionit të qershorit 1944 nga forcat partizane të Bregdetit, komanda gjermane u hakmor duke grumbulluar rreth 200 djem e burra nga mosha 18 deri 60 vjeç në kishën e fshatin Shën Vasil.

Të nesërmen e datës 23 qershor 1944, të gjithë të arestuarit i nxorrën në sheshin e fshatit tek rrapi dhe veçuan niviciotë dhe shenvasiotë.

Në këtë grumbull njerzish ishin dhe ushtarë italianë e te tjerë nga fshatrat e Bregut, gjithsejt 48 veta, te cilët i çuan në vendin e quajtur Hundrovun, ju dhanë nga një kazëm dhe hapën një gropë të madhe (varri masiv) ku me pas i pushkatuan.

Nga turma gjatë pushkatimit, mundi të ikte një djalosh, por që e vranë rreh 200 m larg vendit të masakrës.

Nga fshati Nivicë u pushkatuan 19 veta, nga Shën Vasili 10 veta, 2 nga Qeparoi dhe të tjerët të paidentifikuar.

Në këtë takim mori pjesë dhe Barba Stillua 97 vjeç, dëshmitari okular i kësaj ngjarjeje.

E veçanta e këtij takimi ishte se në krah të veteranit, ishte dhe mbesa e tij Ilira Aliaj e erdhur nga Gjermania, me një interes të veçantë për përjetimet e gjyshit të saj në këtë vrasje massive me autorë gjermanët, një përkim ky shumë ironik. /sarandacity.al/

Tags: KryesorePerditshmeri
Previous Post

Rasti me Venecian dhe një shqetësim nga Auron Tare: a duhet shtuar vizitueshmëria në Butrint?

Next Post

Nëse ju ikin dritat gjatë sezonit, ja ç’ofron OSHEE

PorositWeb

PorositWeb

Related Posts

Një vdekje e kobshme në familjen e Vangjel Tavos
Sociale

Një vdekje e kobshme në familjen e Vangjel Tavos

29 Nëntor, 2023
Një krizë greko-britanike për këto skulptura antike
Sociale

Një krizë greko-britanike për këto skulptura antike

29 Nëntor, 2023
S’donte të kthehej i gjallë në Shqipëri, vdes në Angli
Sociale

S’donte të kthehej i gjallë në Shqipëri, vdes në Angli

19 Nëntor, 2023
Greqia, nën pushtetin e dhunës te të miturit
Sociale

Greqia, nën pushtetin e dhunës te të miturit

14 Nëntor, 2023
Një kthesë revolucionare në mjekësi: a po afrohet vaksina kundër kancerit?
Sociale

Një kthesë revolucionare në mjekësi: a po afrohet vaksina kundër kancerit?

10 Nëntor, 2023
Seanca e parë në gjykatë Bido-Beleri, s’ka pajtim
Sociale

Seanca e parë në gjykatë Bido-Beleri, s’ka pajtim

9 Nëntor, 2023

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.