Në një shkrim të fundit të prestigjozes italiane Corriere della Sera mbi bukuritë natyrore shqiptare, ku veçojnë dhe ato bregdetare, Saranda quhet një “qytet i famshëm”.
Ndërsa për Ksamilin shkruhet se ka “plazhet më të bukura” në Shqipëri.
“Saranda është qyteti më i famshëm bregdetar në Shqipëri, mbretëresha e padiskutueshme e jetës së natës. Një qytet i cili ka ruajtur pak nga hijeshia e vet për shkak të ndërtimeve të reja”.
“Shumë e konsiderojnë atë plazhin më të bukur në Shqipëri dhe Ksamili është pika e fundit para se të kalohet në Greqi. Ksamili, me një liman me rërë të artë dhe guralecë të imët të larë nga ujërat e kristalta.
Veçantia e këtij plazhi qëndron në faktin se në gjirin e tij ka tre ishuj idilikë, të mbuluar me bimësi, të arritshme me not ose një udhëtim të shkurtër me varkë.
Pas tij gjendet edhe Parku Arkeologjik i Butrintit, trashëgimia e Unesco-s, një mikrokozmos mesdhetar me mbetje të lashta që variojnë nga epoka ilire në atë osmane”, shkruhet nga Correre della Sera. /sarandacity.al/