Një pikëpyetje e madhe shoqëron instalimin e kabinave të drunjta në plazhet e qytetit, atyre për ndërrim rrobash, pasi garantojnë intimitet të përgysmuar për ato pak minuta proces zhvish e vish.
Sipër tyre, aty ku propabiliteti i vështrimit të dikujt, qoftë dhe pa dashje, është mjaft i lartë, nuk ka asgjë. Kjo pasi ato janë të vendosura ngjitaz me shëtitoren, ku në çdo orë të ditës ka njerëz që vejnë e vijnë përgjatë saj.
Deri më tani nuk ka asnjë sinjal që do kenë një “çati” sipër, siç mund të mendohej deri pak ditë më parë kur u instaluan.
Nëse do vijojnë kështu, do ishin një paradoks i vërtetë. /sarandacity.al/