Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Plazhet private: ky është afati i mbylljes së aplikimeve

by PorositWeb
31 Janar, 2022
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro deklaroi sot se deri në 27 shkurt është afati për aplikimin për stacione plazhi, ndërkohë që risi këtë vit është se subjektet duhet të paraqesin edhe vërtetimin që nuk kanë asnjë detyrim në sistemin e tatimeve.

Në një aktivitet të organizuar në Durrës mbi përgatitjet për sezonin e ri turistik, Kumbaro tha se “bashkitë kanë depozituar në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit hartat dhe ndarjen e e parcelave në plazhe publike dhe hapësira të menaxhuara nga subjektet private”.

“Rreth 30% e hapësirave janë plazhe publike, por kjo shifër do të shtohet sepse jo të gjitha parcelat e deklaruara për t’u menaxhuar përgjithësisht zihen”, tha ajo.

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Kumbaro theksoi se kjo punë ka nisur herët pikërisht për të shmangur çdo mbivendosje që do të krijonte përplasje kur të filloj sezoni turistik.

“Janë 4 muaj punë për të prodhuar hartëzimin e stacioneve të plazheve të miratuara nga Komiteti i Menaxhimit të sezonit turistik. Në total janë 380 parcela publike dhe 1359 parcela të disponueshme për aplikim”, tha Kumbaro.

Ministrja theksoi se deri në 27 shkurt është afati i aplikimeve (30 ditë) dhe nuk do të ketë në asnjë rast rihapje të aplikimit.

Kumbaro theksoi se risi këtë vit është se çdo subjekt, bashkë me aplikimin duhet të paraqesë edhe vërtetimin që nuk ka asnjë detyrim në sistemin e tatimeve.

Po ashtu, ajo tha se subjektet që kanë njësi shërbimi në rërë (bare) duhet të formalizojnë strukturat e tyre.

“Ky është viti kur duhet t’i japim fund njëherë e mirë ndërtimeve pa leje në plazhe, që nisin si tenda në ajër e përfundojnë me themele në rërë. Kontrolli do të jetë shumë i rreptë dhe nuk mund të lejojmë që ilegaliteti të bëjë ligjin në plazhe, por do të jetë ligji që do të organizojë mjedisin në plazhe”, tha ajo.

Po ashtu, Kumbaro tha se është detyrim ligjor dhe moral që çdo subjekt që merr në menaxhim një parcelë të tillë duhet të plotësojë kushtin e rojës së plazhit.

Pastërtia e mjedisit është një tjetër sfidë, sipas Kumbaros.

“Nuk mund të lejojmë në 2022 zaptime të territoreve nga ilegaliteti, plehrat e keqmenaxhimi. Për pastrimin e territorit po përballemi në një aksion të përditshëm që nuk po mbaron, por jemi të vendosur ta vazhdojmë”, tha ajo.

Po ashtu, Kumbaro theksoi se Agjencia Kombëtare e Bregdetit do tu vijë në ndihmë 4 bashkive, Sarandës, Himarës, Kavajës dhe Durrësit, për të dyfishuar përpjekjet, flotat dhe punonjësit një gjithë territorin e plazhit, gjatë sezonit turistik. /atsh/

Tags: KryesorePerditshmeri
Previous Post

Risia: një pikë e përbashkët doganore Shqipëri – Greqi

Next Post

Berisha e Meta, në një shtëpi: quhet “e Lirisë”

PorositWeb

Related Posts

I pari reagim bektashi për “Vatikanin” e tyre: fjalia e tretë përgënjeshtron dy të parat
Sociale

I pari reagim bektashi për “Vatikanin” e tyre: fjalia e tretë përgënjeshtron dy të parat

23 Shtator, 2024
Gerti Bogdanin e qan dhe PS-ja: kush ishte demokrati me jetë të prerë në mes?
Kryesore

Gerti Bogdanin e qan dhe PS-ja: kush ishte demokrati me jetë të prerë në mes?

18 Shtator, 2024
Vdekja merr papritmas Gerdi Bogdanin
Sociale

Vdekja merr papritmas Gerdi Bogdanin

18 Shtator, 2024
Te fqinji jugor i Shqipërisë, prioritet turisti apo qytetari?
Sociale

Te fqinji jugor i Shqipërisë, prioritet turisti apo qytetari?

18 Shtator, 2024
Zjarret po përcëllojnë Ballkanin, tmerr në Shëngjin
Sociale

Zjarret po përcëllojnë Ballkanin, tmerr në Shëngjin

30 Korrik, 2024
Sa cinike: një “97”-të mjedisore në Vlorën turistike!
Sociale

Sa cinike: një “97”-të mjedisore në Vlorën turistike!

27 Korrik, 2024

Comments 1

  1. เว็บตรง สล็อต บาคาร่า says:
    2 ditë ago

    861664 184784Yeah bookmaking this wasnt a bad conclusion wonderful post! . 397949

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.