Pesë ditë pas tragjedisë në papafingon e një vile në rrugën Panagoul në Glyka Nera në Athinë, piloti 32-vjeçar i tha lamtumirë bashkëshortes së tij përmes rrjeteve sociale.
Me një foto të butë nga dasma e tyre në një vendpushim portugez dhe duke shkruar disa fjalë, Babis shkruan: “Përgjithmonë së bashku. Udhëtim të mbarë dashuria ime!” .
Informacioni thotë se të hënën Babis Anagnostopulos do të thirret përsëri në zyrat e katit të 11- të të Sigurisë së Atikës në mënyrë që të dëshmojë dhe t’i përgjigjet pyetjeve të synuara nga policia që po përpiqen të hartojnë profilin e autorëve dhe të zgjidhin enigmën e vrasjes së egër të Carolinës 20-vjeçare.
Në të njëjtën kohë, rezultatet e para të Laboratorëve Ligjorë të Policisë Greke priten nga të dhënat e mbledhura në vendin e krimit. /sarandacity.al/