Delvina përgatitet për një festë të madhe të sajën, në një përpjekje për t’u ringritur pas një rënieje drastike që ka pësuar vitet e fundit si qytet, pushtuar nga bindja bindja kolektive se “qyteti ka mbarruar”.
Sipas një kalendari të publikuar dhe në anglisht, aktivitetet do të nisin me vendosjen e bustit të së ndjerës Hajri Rondo në qendër të qytetit, aktores së famshme që ishte nga Delvina.
Më pas vijnë aktivitetet të tjera si një panair i madh, ekspozita “Delvina e Vjetër ne Arkivën e Shtetit”, ekspozita “Delvina Etnografike”, dhënia e “Certifikatave të Mirënjohjes” për individët që kanë lënë gjurmë në kulturën e Delvinës, si dhe një koncert me pjesëmarrje të gjerë.
Bie në dy fakti se nuk do jetë Ylli Baka, gjithnjë i ftuar në koncertet e Delvinës në vite gjatë sezonit të verës, ndërkohë që do jenë dy emra tënjohur të këngës së lehtë shqiptare, asaj të traditës së para viteve ’90, Kozma Dushi dhe Liliana Kondakçi. /sarandacity.al/