Në prag të nisjes së sezonit turistik, ku aksi Llogara – Sarandë, ose ndryshe Bregu apo Riviera shqiptare ka fluks qarkullimi, në Qafën e Vishajt në Himarë janë shfaqur sërish djegie plehrash, një fenomen i njohur ky ndotjeje ambientale në atë vend, me tymra dhe kësisoj dhe me duhmë të rëndë.
Janë disa pamje të orëve të fundit që vijnë nga denoncues të rastit për sarandacity.al.
Për monentin nuk dihen shumë detaje për shkakun e vendosjes së zjarrit, por referuar vetëm zjarrvënies, pa e lidhur atë domosdoshmërisht me pehrat, Policia e Shtetit paralajmëron të gjithë qytetarët që ndezin zjarre të qëllimshme apo nga pakujdesia, se do të ndëshkohen ashpër sipas ligjit:
“Neni 151 i Kodit Penal, Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje i pronës me zjarr dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet. Kur nga vepra penale janë shkaktuar pasoja të rënda materiale, dënohet me burgim deri në dhjetë vjet.
Kur janë shkaktuar pasoja të rënda për jetën e shëndetin e njerëzve, dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet”.
Nga ana tjetër, duhet pritur reagimi i Bashkisë Himarë për atë që ndodh ende në Qafën e Vishës.
Ndërkohë, referuar një dokumenti nga Bashki, ja si përshkruhet zgjidhja e çështjes së hedhjes, grumbullimit dhe trajtimit të mbejtjeve në këtë bashki, ku përfshihet dhe Qafa e Vishës.
Dokumenti zyrtar nis kështu:
Tashmë, i takon administratës së Bashkisë së Himarës për të sqaruar se nga buron ai zjarr e tym në Qafën e Vishës, i padenjë për një kontekst të ri turistik ku ndodhet Shqipëria, ku Himara mbetet dhe ndër destinacionet kryesore të Bregut magjepsës shqiptar. /sarandacity.al/
https://youtu.be/0Wg2vaUjidw