Për çdo të interesuar, më poshtë janë KZAZ-të e zonës me qendrat e votimit përkatëse, si dhe emrat e atyre që do drejtojnë ato.
KZAZ Nr. 90, Bashkia Sarandë, mbulon Sarandën dhe Njësinë Adiminstrative Ksamil
Në bashkinë Sarandë numri i votuesve është 47 089, nga këto Saranda ka 39.846 votues, ndërkohë që Njësia Administrative Ksamil ka 7 243 votues
Gjithësej janë 53 qendra votimi: 35 në Sarandë ,8 në Ksamil,1 në Berdenesh,3 në Çukë,2 në Metoq,3 në Gjashtë dhe 1 në Shelegar. Në zgjedhjet parlamentare të 2021, 504 qytetarë votojnë për herë të pare
Në KZAZ Nr. 90, bashkia Sarandë : Kryetar është Krenar Bedaj, nënkryetar Gëzim Raça dhe sekretar Brigels Dervishi
KZAZ Nr. 89, Bashkia Delvinë, mbulon Delvinën dhe Njësinë Administrative Vergo
KZAZ 89, bashkia Delvinë mbulon Delvinën dhe Njësinë Administrative Vergo. Në bashkinë Delvinë numri i votuesve është 14.844. Ka 23 Qendra Votimi, 18 qendra në Delvinë nga këto 11 qendra në qytet, 1 në Vllahat, 1 në Bamatat, 2 në Stjar, 1 në Lefterhor, 1 në Rusan, 1 në Blerimas dhe 5 qendra votimi në Njësinë Administrative Vergo, 1 në Kalasë, 1 në Fushë Vërri, 1 në Vergo, 1 në Kopaçez dhe 1 në Bajkaj.
Në KZAZ Nr. 89, bashkia Delvinë kryetar është Petrit Hamiti, nënkryetare Florenca Ruçi dhe sekretar Adela Tozo.
KZAZ Nr. 92, Bashkia Konispol, mbulon Konispolin e Njësitë Administrative, Markat e Xarrë
KZAZ Nr. 92, bashkia Konispol e ka selinë tek Palestra e Shkollës “Bido Sejko” Konispol. Në zonën e administrimit zgjedhor nr. 92 përfshihen 16 qendra votimi me një numër total prej 11.341 votuesish, prej të cilëve 2460 votues në tre QV të Konispolit, 2435 në katër QV të Markatit dhe 6446 në nëntë QV të Njësisë Administrative Xarrë. Në KZAZ nr.92 Konispol kryetar është Julian Yzeiri, nënkryetar Gazmir Biraçi dhe sekretar Hiqimet Bello
KZAZ Nr. 91, Bashkia Finiq, mbulon Finiqin e Njësitë Administrative…
KZAZ nr.91, bashkia Finiq, ndodhet në Livadhja dhe përfshin të gjitha qendrat administrative të bashkisë Finiq. Janë gjithësej 31.000 votues, që do të votojnë në 50 qendra votimi respektivisht Finiqi 8 qendra votimi, Mesopotami 9 qendra, Aliko 10 qendra, Dhivër 9, Livadhja 14. Në KZAZ nr.91 Finiq kryetar është Eduart Xhelili, nënkryetar Thoma Lango dhe sekretar: Eduart Mërkuri. /sarandacity.al/