Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Prangoset legjenda e krimit në Shqipëri

by PorositWeb
30 Mars, 2022
Share on FacebookShare on Twitter

Policia ka arritur më në fund që të “fusë në dorë” një prej legjendave të krimit në Shqipërinë gjatë viteve të fundit. Bëhet fjalë për Nuredain Dumanin, njëriun që i atribuohen një zërë vrasjesh e që nuk arrihej të kapej dot.

Por natën e së martës, në Fier, gjatë një aksioni të fuqishëm policor, ai u kap i fshehur në një apartament, duke qenë dhe i plagosur. E gjitha ndodhi pas një atentati në Elbasan, ndaj një BMW-je, ku automjteti u bë shoshë nga plumbat. Përflitet se me ngjarjen kishte lidhje një tjetër legjendë krimi, ende i pakapur dot, Talo Çela, vëllain e të cilit, ndër shumë të tjerë, Dumani do e ekzekutonte kohë më parë në shenjë paralajmërimi dhe hakmarrjeje njëherësh.

Ndaj Dumanit më herët Prokuroria ka lëshuar dy urdhër-arreste dhe ka në duar prova të mjaftueshme për ta implikuar si ekzekutor në të paktën shtatë vrasje.

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nuredin Dumani ka qenë krahu i djathtë i të shumëkërkuarit tjetër Talo Çela, i cili edhe ky është shpallur në kërkim nga policia, pasi akuzohet për një sërë vrasjesh.

Dumani së bashku me Çelën në vitin 2020 ekzekutuan vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia tek parku i tregut të makinave në Durrësit, aty ku kishin edhe një biznes të tyre. Ishin Altin Ndoçi dhe Klevis Alla ata që dëshmuan para policisë se kush ishin autorët e vrasjes së dy vëllezërve në Durrës, duke nxjerrë zbuluar Talo Çelën dhe Nuredin Dumanin. Ndërkohë që më herët Dumani dhe Çela ekzekutuan Anxhelo Avdian dhe Dorjan Shkozën.

Ndërkohë, Çela është shpallur në kërkim për grabitjen e 4.6 milionë eurove në Rinas, pasi akuzohej se në servisin e tij, kishte ndihmuar autorët që të modifikonin furgonin me mbishkrimin ‘Hetimi Tatimor’, në mënyrë që askush të mos dyshonte tek ata.

Arrestimit të Dumanit, Policia e Shtetit i kushtoi dhe një konferencë për media.

“Gjej rastin të falënderoj të gjithë punonjësit e Policisë të angazhuar në këtë operacion të cilët prej disa muajëve kanë punuar me intensitet e përkushtim për lokalizimin dhe kapjen e personave shumë të kërkruar.

Falënderoj Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe SPAK-un, për bashkëpunimin dhe mbështetjen e pakursyer e profesionale për strukturat hetimore të Policisë së Shtetit.

Policia e Shtetit mbetet e vendosur për goditjen e çdo aktiviteti kriminal, kapjen dhe vënien para drejtësisë të autorëve të tyre dhe personave të kërkuar që i shmangen hetimit”, tha kryepolici Gledis Nano. /sarandacity.al/

Tags: Perditshmeri
Previous Post

Inceneratorët “hanë” të tjerë koka

Next Post

Ardhja e Ramazanit, simpoziume besimi në Sarandë e Delvinë

PorositWeb

Related Posts

Dehja nga turizmi
Kritikë

Dehja nga turizmi

27 Korrik, 2024
Gjuha e Athinës në një deklaratë të OMONIA-s mbi Censusin
Kryesore

Gjuha e Athinës në një deklaratë të OMONIA-s mbi Censusin

21 Korrik, 2024
Saranda e këtij fundviti në interesin e medias
Shoqëri

Saranda e këtij fundviti në interesin e medias

30 Dhjetor, 2023
Beteja për Butrintin, UNESCO dërgon një letër…
Kulturë

Beteja për Butrintin, UNESCO dërgon një letër…

23 Dhjetor, 2023
“Tokë e xanun” në qendër të Sarandës…nga autobusi!
Sociale

“Tokë e xanun” në qendër të Sarandës…nga autobusi!

10 Gusht, 2023
Skena “lufte elektrike” te Rruga 3: a duhet në padi ndaj OSHE-së?
Sociale

Skena “lufte elektrike” te Rruga 3: a duhet në padi ndaj OSHE-së?

25 Korrik, 2023

Comments 2

  1. เว็บพนันออนไลน์เกาหลี says:
    3 muaj ago

    221367 826891Directories such given that the Yellow Websites require not list them, so unlisted numbers strength sometimes be alive far more harm than financial assistance. 846159

  2. รีวิวเกมสล็อต ค่าย PG SLOT says:
    1 muaj ago

    618251 537380Hmm is anyone else having difficulties with the images on this weblog loading? Im trying to figure out if its a difficulty on my end or if it is the weblog. Any responses would be greatly appreciated. 454209

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.