Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Policia vë në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasit E. P (Edmond Poçi), 39 vjeç dhe L. P. (Leonard Poçi), 35 vjeç (vëllezër), banues në Ksamil, pasi dyshohet se në datën 02.05.2021, në lagjen nr. 1, Sarandë, kanë vjedhur një automjet tip “Nisan”, në pronësi të shtetasit A. B.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Sarandë u arrestua në flagrancë shtetasi V. V., 44 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë, pasi ka kanosur me fjalë, për motive të dobëta, shtetasin N. B., si dhe është konstatuar duke ndërtuar një objekt, pa lejen e organeve përkatëse.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /sarandacity.al/
133966 604812I appreciate you taking the time to create this post. It has been actually valuable to me surely. Value it. 187069
436159 535387Ive been absent for a even though, but now I remember why I used to adore this internet site. Thank you, I will try and check back more often. How often you update your website? 101534