Makina të konfiskuara nga organizatat e krimit të organizuar po i kthehen komunitetit në formën e bibliotekave lëvizëse.
Në një aksion të përbashkët të GIZ-së, Agjencia e Administrimit te Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara dhe Ministria e Brendshme, u bë i mundur transformimi për herë të parë i një aseti të konfiskuar në bibliotekë.
Referuar njoftimit zyrtar, biblioteka e parë lëvizëse iu dorëzua Bashkia Shkodër, në kuadër të aktiviteteve të Tetorit Gjerman .
Ndërsa biblioteka e dytë, e e cila do të vihet në shërbim të komunitetit të Dibrës, është ende në proces.
Bibliotekat lëvizëse do t’u shërbejnë fëmijëve dhe të rinjve në zonat e thella, por edhe qytetarëve të tjerë të interesuar për librat, si bazë për një të ardhme të qëndrueshme përtej ekonomive ilegale. /sarandacity.al/