Soraldo Nebo nga Lëvizja për Ksamilin përcolli mesazhin e radhës në lidhje me atë që duhet të bëjnë disa kompani në lidhje me ndotjen që shkaktohet prej amballazheve të tyre.
Duke iu referuar ndotjes në Ksamil pas zijafeteve në natyrë, ai shkruan:
“Bizneset tona janë maturuar mjaftueshëm dhe në produktet që shesim të parat që promovojmë janë produktet e vendit e pasandaj të tjerat.
Të njëjtën gjë kërkojmë nga këto produkte, të shpenzojnë pak më shumë kreativitet dhe profesionalizëm për të na ndihmuar në luftën kundër ndotjes.
A sa bukur në qoftë se në amballazhin e ndonjë kompanie pijesh vendase do të lexoja ‘mos ndot plazhet e Ksamilit’. Pijanec do të bëhem po të shkruhej ‘mos ndosni ishujt e Ksamilit’.
Por tani për momentin ndjej vetëm neveri kur shoh emrat e tyre teksa shtrirë qëndrojnë aty plazh më plazh.
Ju jeni përfituesit më të mëdhenj nga industria e turizmit, ktheni pakëz lekë nga ajo që përfitoni, për edukim”, shkruan ai. /sarandacity.al/