Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Protesta e “n”-të para Kryeministrisë: Ja kërkesat tona…

by PorositWeb
19 Mars, 2022
Share on FacebookShare on Twitter

Është organizuar një protestë e paralajmëruar para Kryeministrisë, organizuar nga aktorë civilë, të cilët duan t’i diktojnë qeverisë të tjera masa në kuadër të krizës.

Fjalëmbajtësi tashmë i zakonshëm i tyre, Adriatik Lapaj, avokat me profesion por shndërruar në profesionist protestash vitet e fundit, u tha bashkëprotestuesve se duhet “t’i mbajmë nën preson për të realizuar kërkesat tona dinjitoze”.

Po cilat janë ato?

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ja disa:

Masa për uljen e barrës fiskale dhe përcaktimit të marzhit të fitimit për përballimin e krizës dhe garantimin e qëndrueshmërisë së çmimeve:

Marrje e masave në formë të alternuar si: pezullim i taksës së qarkullimit dhe i taksës së karbonit, me qëllim afrimin e çmimit të karburantit me vendet e rajonit.

Zerim i përkohshëm i TVSH-së produkteve të shportës (dhe ulja në masën 10% në vijim) dhe mbikëqyrje e periodike rigoroze e tregut për reflektimin përkatës në çmime.

Përcaktimi i përkohshëm i marzhit të fitimit në sektorin e hidrokarbureve dhe transparencë me publikun.

Masa për mirëfunksionim e tregut dhe në mbështetje të fondit për përballimin e krizës:

Pezullim i përkohshëm i a) Koncesionit të Markimit, b) Koncesionit të Skanimit dhe c) Koncesionit të Kontrollit të Pompave (bazuar në klauzolën “force major” në kontratën përkatëse dhe në mbrojtje të interesave publike), si dhe hetim e mbikëqyrje në vijimësi e operatoreve ekonomike te importit dhe tregtimit me shumice që ndikojnë arbitrarisht në rritjen e çmimit të naftës, me qëllim pezullimin e përkohshëm apo anulimin e tyre në favor të interesit publik.

Mbikëqyrje dhe raportim periodik tremujor ne Kuvendin e Shqipërisë nga Autoriteti i Konkurrencës së të gjithë përqendrimeve në treg dhe transparencë e plotë e zinxhirit të vlerës për të gjithë operatorët ekonomike sektoriale që vitin e mëparshëm kanë zotëruar/zotërojnë mbi 25% të vlerës në sektorin përkatës, nga institucionet përgjegjëse.

Rishikim i buxhetit te shtetit për vitin 2022 për shkurtimin e shpenzimeve operative dhe të luksit të administratës shtetërore.

Krijim me prioritet në kohë i një kompanie publike që të konkurrojë në tregun privat të naftës dhe burime parësore të energjisë me perspektivë investimin në prodhim.

Masa mbështetëse dhe subvencionime:

Përcaktimi dhe publikimi i përvitshëm i minimumit jetik si baze për mbështetjen financiare të shtresave në nevojë, personave me aftësi të kufizuar dhe atyre që trajtohen me ndihmë ekonomike. Rekomandohet barazimi i pensioneve të pjesshme me minimumin jetik.

Zgjerim i skemës së kompensimit dhe mbështetjes së fermerëve.

Përmbledhje në Pika:

Heqje e taksës së qarkullimit dhe pezullim i alternuar i barrës fiskale mbi çmimin e karburantit.

Pezullim i TVSH-së për produktet e shportës bazë.

Përcaktimi dhe ngrirja e përkohshme e marzhit të fitimit në sektorin e hidrokarbureve dhe transparencë me publikun.

Zgjerim i skemës së kompensimit dhe mbështetjes së fermerëve.

Paketë reale ndihme për pensionistët, invalidët dhe familjet me ndihmë ekonomike deri tejkalimin e krizës dhe përcaktim i minimumit jetik.

 Hetim e mbikëqyrje e koncesioneve dhe shpenzimeve që ndikojnë në buxhetin e shtetit, si dhe e operatorëve që mund të ndikojnë arbitrarisht në rritjen e çmimeve”. /sarandacity.al/

Tags: Perditshmeri
Previous Post

Përsiatja monumentale e Artan Lames: Oligarku që ka harruar se do vdesë!

Next Post

Rama: Nëse çmimet i vendos populli…

PorositWeb

Related Posts

I pari reagim bektashi për “Vatikanin” e tyre: fjalia e tretë përgënjeshtron dy të parat
Sociale

I pari reagim bektashi për “Vatikanin” e tyre: fjalia e tretë përgënjeshtron dy të parat

23 Shtator, 2024
Gerti Bogdanin e qan dhe PS-ja: kush ishte demokrati me jetë të prerë në mes?
Kryesore

Gerti Bogdanin e qan dhe PS-ja: kush ishte demokrati me jetë të prerë në mes?

18 Shtator, 2024
Vdekja merr papritmas Gerdi Bogdanin
Sociale

Vdekja merr papritmas Gerdi Bogdanin

18 Shtator, 2024
Te fqinji jugor i Shqipërisë, prioritet turisti apo qytetari?
Sociale

Te fqinji jugor i Shqipërisë, prioritet turisti apo qytetari?

18 Shtator, 2024
Zjarret po përcëllojnë Ballkanin, tmerr në Shëngjin
Sociale

Zjarret po përcëllojnë Ballkanin, tmerr në Shëngjin

30 Korrik, 2024
Sa cinike: një “97”-të mjedisore në Vlorën turistike!
Sociale

Sa cinike: një “97”-të mjedisore në Vlorën turistike!

27 Korrik, 2024

Comments 1

  1. 안전 사설 토토 사이트 says:
    2 muaj ago

    546228 698780Some truly good and utilitarian information on this internet web site , besides I think the layout holds wonderful capabilities. 233553

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.