Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Prova tjetër: rihapet gara për Aeroportin e Sarandës

by PorositWeb
28 Tetor, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Rihapet gara për ndërtimin e aeroportit të Sarandës, sipas një njoftimi të fundit bërë nga Agjensia e Prokurimeve Publike.

Kjo garë u rihap pasi Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë anuloi garën e partneritetit publik-privat(PPP) për ndërtimin e këtij aeroporti, pasi nuk pati një finalizim me sukses të procedurës për shkak se s’pati asnjë ofertë brenda afateve kohore të dorëzimit të ofertave, çka do të thotë se nuk kishte pasur investitorë të interesuar.

Ndërkohë, për këtë proces, ofertat do të priten deri në 26 nëntor të këtij viti.

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Tenderi ka fond limit 33.4 milionë euro dhe brenda 4 viteve të para të operimit objektiv është arritja e 1 milionë pasagjerë.

Gara për dhënien me konçesion të aeroportit të Sarandës u hap në fillim të muajit gusht, ndërkohë që në përpjekje për të siguruar oferta të vlefshme, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ndryshoi dy herë kriteret dhe afatin e dorëzimit të ofertave, duke e zgjatur deri në datën 14 tetor, nga 23 shtatori që ishte fillimisht.

Ky investim do të duhet të kryhet nga kompania që do të shpallet fituese në garë, ndërkohë që pas projektimit, ndërtimit, operimit dhe mirëmbajtjes, në përfundim të periudhës 35-vjeçare do të bëhet transferimi i veprës aeroportule pranë organeve shtetërore.

Ndërkohë, kërkesat specifike theksonin nevojën për ndërtimin e një terminali që fillimisht do të akomodonte 130 mijë pasagjerë në vit, ndërsa pas 10 vitesh 700 mijë pasagjerë.

Aeroporti i Sarandës do të ketë kryesisht profilin e një aeroporti turistik, që funksionon zakonisht 7-8 muaj në vit, por sipas autoriteteve ai mund të shërbejë edhe përtej sezonit për fluturime të brendshme. /sarandacity.al/

Tags: Kryesore
Previous Post

Projekti: makinat e krimit, kthim në biblioteka lëvizëse

Next Post

Ankth në Greqi nga ajo ç’po ndodh në Itali, po në Shqipëri?

PorositWeb

Related Posts

I pari reagim bektashi për “Vatikanin” e tyre: fjalia e tretë përgënjeshtron dy të parat
Sociale

I pari reagim bektashi për “Vatikanin” e tyre: fjalia e tretë përgënjeshtron dy të parat

23 Shtator, 2024
Gerti Bogdanin e qan dhe PS-ja: kush ishte demokrati me jetë të prerë në mes?
Kryesore

Gerti Bogdanin e qan dhe PS-ja: kush ishte demokrati me jetë të prerë në mes?

18 Shtator, 2024
Vdekja merr papritmas Gerdi Bogdanin
Sociale

Vdekja merr papritmas Gerdi Bogdanin

18 Shtator, 2024
Te fqinji jugor i Shqipërisë, prioritet turisti apo qytetari?
Sociale

Te fqinji jugor i Shqipërisë, prioritet turisti apo qytetari?

18 Shtator, 2024
Zjarret po përcëllojnë Ballkanin, tmerr në Shëngjin
Sociale

Zjarret po përcëllojnë Ballkanin, tmerr në Shëngjin

30 Korrik, 2024
Sa cinike: një “97”-të mjedisore në Vlorën turistike!
Sociale

Sa cinike: një “97”-të mjedisore në Vlorën turistike!

27 Korrik, 2024

Comments 2

  1. Aviator says:
    2 muaj ago

    822677 482171I really like your write-up. It is evident which you have a great deal information on this subject. Your points are nicely produced and relatable. Thanks for writing engaging and interesting material. 861394

  2. https://www.esclerosismultipleburgos.org/ix-carrera-solidaria-por-la-esclerosis-multiple/ says:
    2 javë ago

    487187 205196Last month, when i visited your weblog i got an error on the mysql server of yours. ~, 788911

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.