Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Pse çmimet e ushqimeve në Greqi janë më të lartat në BE?

Problemet e tregjeve në fqinjin jugor, gjithsesi preferencë e këndej kufirit në "bërjen e pazareve"

by Saranda City
23 Nëntor, 2022
Share on FacebookShare on Twitter

Turbulenca në çmimet e energjisë dhe mallrave të tjera si drithërat dhe gruri të shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës kanë përkeqësuar krizën inflacioniste për më shumë se 12 muaj, shkruan Kathemerini, duke u fokusuar te ajo që po ndodh në ekonominë greke.

“Për shumë vite në Greqi, kostoja e ushqimit dhe e produkteve të tjera të nevojshme nuk kanë qenë në përputhje me fuqinë blerëse të vendit.

Pavarësisht rënies së konsumit të shkaktuar nga recesioni, kjo mospërputhje mbeti edhe gjatë krizës financiare 10-vjeçare, ku i ashtuquajturi zhvlerësim i brendshëm pati ndikim vetëm në paga, pensione dhe të ardhura në përgjithësi, por jo në çmime”, konkludon media e njohur athinjote.

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

“Kohët e fundit, prodhimi i brendshëm bruto i Greqisë në vitin 2021 ishte 65% e mesatares së Bashkimit Europian, duke e vendosur atë të dytën pas Bullgarisë.

Arsyet kryesore të përmendura për këtë çekuilibër janë varësia e konsiderueshme e Greqisë nga importet e materialeve parësore dhe dytësore, madhësia e vogël e tregut, e cila nuk favorizon konkurrencën e çmimeve nga furnitorët që janë grekë dhe të huaj, si dhe paqartësitë e shumta në marrëdhëniet furnizues-shitës që ekzistojnë ende pavarësisht ndikimin e Komisionit të Konkurrencës dhe nga njoftimet e qeverisë.

Prandaj, nuk është surprizë që inflacioni në Greqi ka qenë vazhdimisht më i lartë se në eurozonë nga nëntori i kaluar deri në gusht, ku hendeku madje është zgjeruar me 3.8 pikë për qind.

Kjo po ndodh krahas diferencës që ekziston në çmimet e produkteve të ngjashme në Greqi dhe vende të tjera evropiane.

Me sa duket, Greqia është më e shtrenjtë në krahasim me vendet ku fuqia blerëse është më e lartë (si Gjermania dhe Franca).

Përsa i përket çështjes së varësisë nga lëndët e para bazë, shembulli i bukës dhe një sërë mallrash ushqimore me miellin si lëndë e parë është shembull konkret.

Buka prodhohet nga mielli, kryesisht nga gruri i butë, produkt që rritet në një masë shumë të vogël në Greqi, ndryshe nga gruri i fortë, i cili përdoret kryesisht për makarona.

Si rezultat, Greqia mbulon vetëm 10% të nevojave të saj për grurë të butë nga prodhimi vendas dhe importon pjesën tjetër. Pra para fillimit të luftës në Ukrainë, 30% e nevojave të Greqisë mbuloheshin nga importet nga Rusia dhe Ukraina”, përfundon analiza e Kathimerinit.

Por kujtojmë: fqiniji mbetet preferencë e pazareve për në këndej kufirit, si për cilësinë e si për çmimin. /sarandacity.al/

Previous Post

Një rrëfim mbi veten i Linda Ramës: Pse?

Next Post

Ikjet, ish-ministri Lleshaj: Si veprohet në Izrael

Saranda City

Related Posts

Histori si në filma: u rrëmbye si fëmijë, u gjet si plak…
Shoqëri

Histori si në filma: u rrëmbye si fëmijë, u gjet si plak…

23 Shtator, 2024
I pari reagim bektashi për “Vatikanin” e tyre: fjalia e tretë përgënjeshtron dy të parat
Sociale

I pari reagim bektashi për “Vatikanin” e tyre: fjalia e tretë përgënjeshtron dy të parat

23 Shtator, 2024
Vdekja merr papritmas Gerdi Bogdanin
Sociale

Vdekja merr papritmas Gerdi Bogdanin

18 Shtator, 2024
Instagram, ndryshime për adoleshentët
Shoqëri

Instagram, ndryshime për adoleshentët

18 Shtator, 2024
Te fqinji jugor i Shqipërisë, prioritet turisti apo qytetari?
Sociale

Te fqinji jugor i Shqipërisë, prioritet turisti apo qytetari?

18 Shtator, 2024
E reja italiane që u shua në Shqipëri, rrëfimi i të ëmës
Shoqëri

E reja italiane që u shua në Shqipëri, rrëfimi i të ëmës

27 Gusht, 2024

Comments 2

  1. ทางเข้า lucabet says:
    3 muaj ago

    325371 152833I just now discovered your weblog post and now Im remember to start with followers. 644584

  2. basket.hellonetlab.it says:
    1 muaj ago

    780625 401461I got what you mean , saved to bookmarks , really decent website. 108926

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.