Gjigandi në industrinë e automobilave, Mercedes, hasi në probleme financiare në vitin 1980 për shkak të shitjeve të pamjaftueshme të pjesëve të këmbimit për një nga modelet e tij më të njohura.
Mercedes-Benz W123 është një nga modelet më të qëndrueshme dhe më të mira të makinave të prodhuara ndonjëherë. Pronarët kishin vetëm fjalë lavdërimi për makinat “të pathyeshme” që shpesh kalonin më shumë se 1 milion kilometra.
Mirëmbajtja e këtij modeli ishte e lirë, pasi ishte pothuajse inekzistente, përveç shërbimeve rutinë. Ky ishte pikërisht një nga problemet më të mëdha të kësaj linje.
Mercedes u përball me probleme financiare në vitet ’80 për shkak të shitjeve të pamjaftueshme të pjesëve rezervë për W123. Domethënë, makina ishte aq e qëndrueshme sa që pjesët pothuajse nuk u shitën kurrë. Ndodhi që kjo makinë përshkoi mesatarisht 800,000 kilometra derisa ndodhi defekti i parë i madh, duke e bërë atë një nga makinat më të qëndrueshme ndonjëherë.
Sipas shumë njerëzve, W123 ishte modeli më i mirë dhe më i njohur i Mercedesit. Ai bazohet në klasën W116 S. Dizajni i tij retro-futuristik la një gjurmë të madhe në makinat Mercedes.
Është i njohur për qëndrueshmërinë dhe sigurinë e tij të jashtëzakonshme. Modeli dizel 220 dhe benzinë 250 u hoqën nga prodhimi, ndërsa të gjithë motorët e tjerë u përforcuan. W123 vendosi një rekord prej 3 milionë njësive të shitura. Gjithashtu përmes kësaj serie Mercedes prezantoi serinë Estate ose “vagon” të makinave të saj.
W123 njihet si një nga makinat taksi më të famshme. /sarandacity.al/