Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Puna e kësaj dysheje: inatçinj politikë!

Rreth identitetit të një çifti mbi të cilët s’ka asjë lloj pikëpyetjeje

by Saranda City
12 Prill, 2023
Share on FacebookShare on Twitter

Tre dekada janë mëse të mjaftueshme për çdo figurë politike në Shqipëri; se kush është dhe sa vlen. Aq më tepër kur janë po në kaq kohë protagonistë, duke iu dhënë dhe shansi të qeverisin. Të tillë janë Berisha dhe Meta. Nuk ka asnjë lloj pikëpyetje te ata, ashtu siç nuk ka asnjë lloj befasie. Koha, pra 30 vitet, jua ka vendosur vulën, çmimin real. Jua kë vendosur më saktë elektorati nëpërmjet treguesve elektoralë.

Ndaj, të dëgjosh sot premtime apo vizione qeverisëse prej tyre, është një cinizëm i pagëlltitshëm.

Më shumë se për t’i dhënë diç Shqipërisë, në kuptimin fisnik politik, ata kanë ekzistuar apo ekzistojnë për një lloj ambicieje, një lloj egoje, më së shumti të mbrapshtë, siç është dhe energjia e tyre politike, vërtet e pashuar, por jo për të mirë të ndokujt.

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Këtu të vjen ndërmend një perlë politike e Nanos, ajo që ai e quajti LSI-në si “lëvizja e skraparllinjve të inatosur”, atëherë kur ajo u themelua. Ishte një gjetje brilante për të përcaktuar identitetin e vërtetë politik të Metës – inatin politik. Kjo është forca lëvizëse dhe ekzistuese e Metës, pos dëshirës të shfrenuar për pushtet, përkthyer si dëshirë për të qenë mes interesave, parasë së madhe. Një njeri që kurrë s’ka frymëzuar apo inspiruar, me të cilin nuk lidhet asnjë lloj vizioni apo doktrine politike, një xhambaz politik dhe një katastrofë kulturore, i mbetet të jetë vetëm inatçor politik e asgjë më tepër.

Ngjashëm dhe Berisha, te i cili janë tretur dhe ato pak atribute intelektuale që mund të ketë patur, si fjala vjen të qënit doktor. Aq të marrëzishme e ka karrierën politike, aq inatçore, aq pa intelekt apo me ndonjë vizion të qashtër zhvillimor për vitet që ka qeverisur, sa nuk i ka buruar apo nuk i buron asnjë qoftë dhe ndonjë thënie e mençur, ndonjë citat apo mendim tërheqës. Dramë te ai është dhe dorëzimi te Meta, duke përbërë në finale një dyshe inatçinjsh të rëndomtë.

Ky është identiteti i tyre politik, pas kësaj nuk ka asgjë të ata.

Se ja: pse e duan pushtetin ata? Përgjigja është e qartë: njëri për inat të SHBA(shpallja non grata), tjetri për inat të Ramës.

Për këtë i tradhëton dhe gjuha: kryefjalë te ata është largimi i Ramës, me të pathënën por lehtësisht të kuptuarën “ik ti, të vijmë ne(në pushtet)”, se sa ndonjë kredo e lartë si projekt ambicioz për Shqipërinë. AND-ja e tyre politike as nuk e ka patur e as nuk e ka këtë të fundit. /sarandacity.al/    

Previous Post

Rama hap fushatën allasoj, zgjedh dhe slloganin e opozitës

Next Post

Shuhet një antikomunist i thekur borshiot

Saranda City

Related Posts

Vatikani bektashi, pohuar me gojën e tij
Kryesore

Vatikani bektashi, pohuar me gojën e tij

23 Shtator, 2024
Gerti Bogdanin e qan dhe PS-ja: kush ishte demokrati me jetë të prerë në mes?
Kryesore

Gerti Bogdanin e qan dhe PS-ja: kush ishte demokrati me jetë të prerë në mes?

18 Shtator, 2024
Diell por pa rërë?
Fenomen

Diell por pa rërë?

18 Shtator, 2024
Saranda me baypass: ARRSH prokuron studim-projektimin për rrugën e re
Ekonomi

Saranda me baypass: ARRSH prokuron studim-projektimin për rrugën e re

27 Gusht, 2024
Janaqi minoritar me sjellje harbuti: sajesa e pagëlltitshme e Kreshnik Spahiut
Kryesore

Janaqi minoritar me sjellje harbuti: sajesa e pagëlltitshme e Kreshnik Spahiut

11 Gusht, 2024
Zjarret që dogjën Butrintin e mundshëm nr. 2: ç’përfaqëson Finiqi i harruar?
Kryesore

Zjarret që dogjën Butrintin e mundshëm nr. 2: ç’përfaqëson Finiqi i harruar?

8 Gusht, 2024

Comments 4

  1. ไพ่แคง เกมพนันไพ่ยอดฮิต says:
    2 muaj ago

    632390 79813There exist a couple of many different distinct levels among the California Weight loss program and each and every a person is pretty critical. Youre procedure stands out as the the actual giving up with all of the power. weight loss 189570

  2. เว็บไซต์ที่ แจกสูตรบาคาร่า says:
    2 muaj ago

    229174 437023It shows how you comprehend this subject. Added this page, is for much more. 629041

  3. internet says:
    1 muaj ago

    921831 902549Merely wanna state that this really is very helpful , Thanks for taking your time to write this. 389229

  4. Ufaslot เว็บตรง ศูนย์รวมเกมสล็อตเล่นง่ายโบนัสแตกไว - LSM99BET says:
    1 muaj ago

    252881 973935There is noticeably a bundle to learn about this. I assume you produced specific nice points in functions also. 834462

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.