Shqipëria do të legalizojë më në fund kanabisin për qëllime mjekësore! Është pohuar publikisht kjo nha kryeministri Rama, i cili i është referuar rezultatit të votimit në Formularin e Këshillimit Kombëtar. Lidhur me pyetjen për këtë çështjem, 61% e qytetarëve kanë votuar “pro”, pra që kanabisi të legalizohet.
Në prezantimin e përgjigjeve të këtij formulari, Rama tha se kjo do të ndikojë në rritjen ekonomike të vendit dhe hapjen e vendeve të reja të punës.
“Do të legalizojmë kanabisin dhe do hapim një front të ri pune dhe rritje ekonomike, përveç rritjes së aspektit teknologjik, ç’ka kanë thënë qytetarët, do të realizohet”, tha i pari i qeverisjes.
Po çfarë ka ndodhur me pyetjen tjetër, atë mbi Ballkanin e Hapur?
Sipas Ramës, nga 500 mijë që e kanë marrë pjesë, 59% e tyre janë shprehur në favor.
Ai tha se kjo përqindje nuk është pak, marrë shkas edhe nga situata, ku Rusia nisi pushtimin e Ukrainës. Dhe sipas kreu të qeverisë, Ballkani i Hapur nuk mbron interesat e Serbisë.
“59% është mbështetje shumë e fortë, pavarësisht se për të tjerat ka mbështetje edhe më të forta. Procesi ka ndodhur në atë intereferencë që thashë dhe lufta që nisi Rusia ka pasur një impakt psikologjik. Unë nuk kam pritur luftën për të marr vesh çfarë është politika e jashtme e Serbisë.
E dyta, nuk ka qenë vendimmarrja as e imja as e kësaj qeverie që në Ballkan të gjendet edhe Serbia. Ajo është aty, një fqinje. Dhe është një fqinje që do të jetë aty gjithmonë.
Kështu që marra parasysh këto dy gjëra.
Ballkani i Hapur nuk mbron interesat e Serbisë. Serbia ka interesat e veta. Kur flasim për paqe, bëhet me ata që ke problem. Nuk dua të jap as mend dhe as këshilla udhëheqësve në Kosovë.
Është në interesin e madh të Shqipërisë që të zgjerojë hapësirën e vet të lëvizjes së njerëzve, të mallrave dhe shërbimeve. Për Ballkanin e Hapur shkoni pyesni fermerët shqiptarë që prej vitesh kanë marrëdhënie në tregun në Ballkan dhe Serbi.
Nuk e kuptoj çfarë është ky insistim për një aktivitet që ne të mos bëjmë tonën që aktiviteti i njerëzve të lehtësohet. Këtë mund ta pjellë vetëm pjesa e mendjes së mbrapshtë”, arsyetoi Rama. /sarandacity.al/