Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Që noti të triumfojë si shahu: thirrje për një “Esat Mamaca” dimërore

by PorositWeb
22 Tetor, 2022
Share on FacebookShare on Twitter

Klubi i Sportit Butrinti i ka kushtuar një shënim arritjes më në të fundit në not, e cila lidhet me emrin e të riut Ronaldo Serjani, i cili sapo ka thyer një rekord kombëtar në stilin flutur.

“Përfaqësimi i Butrintit në kampionatin europian të notit 6-11 korrik, sinjal për rikthimin e traditës në Sarandë?”, e nis këtë shënim KS Butrinti, duke bërë më pas një rezyme të arritjeve vitet e fundit, deri te kjo e Ronaldo Serjanit e hedhur idenë e një pishine të mbyllur.

“Pas Skerdi Muço në Novi Sad Serbi 2005, Anisa Curraj në Melbourne Australi 2006 , Florenc Llanajt në Pescara 2008, 13 vjet më vonë Ronaldo Serjani bëhet sportisti i katërt nga rradhët e Butrintit që përfaqëson kombëtaren shqipëtare të notit në një event madhor.

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Por a duhet të fokusohemi që notarët sarandiotë të arrijnë rezultate maksimale dhe të garojnë të barabartë me homologët e tyre në vend?”

“Mungesa e pishinës dimërore detyron adoloshentët e qytetit tonë të stërviten në kompleksin Esat Mamaca vetëm 4 muaj në vit, shumicën e kohës me dallgë dhe kushte jo profesionale. Shumica e notarëve tanë detyrohen të braktisin këtë sport të bukur dhe të vështirë njëkohësisht.

12 rekorde në një event për moshat 11-12 vjeç dhe 4 të tjera për moshën 13-14 vjeç arrinte sportisti Jon Shalari në 2009-2013 ndërkohë që 50 metra stil i lirë thyhet gati 6 vjet më vonë vetëm me të qindat e sekondit

Me informacionet që kemi nga profesor Edmond Vasi, fati i shumë sportistëve të rinj me premisa të mëdha është në pikëpyetje. Për të arritur rezultate maksimale duhet impenjim dhe stërvitje vjetore, diçka që Sarandës i ka munguar historikisht.

Pyetja është: a do të ketë më Skerdi, Anila, Florenc e Jon nëse nuk investohet për të krijuar infrastrukturën e duhur në një sport ku sarandiotët e kanë talentin por jo kushtet.

Përgëzime për Ronaldo Serjanin dhe profesor Edmond Vasin”, përfundon KS Butrinti.

Ndërkohë kujtojmë se tradita tjetër e Sarandës, ajo e shahut, vijon me suksese të pandërprera. Dhe sa për kushtet, klubi i shahut është i kënaqur deri më tani me atë çfarë i ka ofruar Bashkia.   /sarandacity.al/

Tags: KryesorePerditshmeri
Previous Post

Të pasionuar pas një kthese 180 gradëshe: njihuni me adrenalinën e çuditshme të të rinjve delvinjotë

Next Post

Burri rreh gruan në Sarandë, Policia i “tregon vendin”

PorositWeb

Related Posts

Fundi logjik i një Europiani: Spanja kampion!
Sport

Fundi logjik i një Europiani: Spanja kampion!

14 Korrik, 2024
Pikëpyetja e një ndeshje të çmendur, kuqezinjtë fituan një pikë apo humbën dy të tilla?!
Sport

Pikëpyetja e një ndeshje të çmendur, kuqezinjtë fituan një pikë apo humbën dy të tilla?!

20 Qershor, 2024
Nga burojnë rivalitetet më të forta në fushën e blertë?
Kryesore

Nga burojnë rivalitetet më të forta në fushën e blertë?

24 Prill, 2024
Befasojnë grekët: Mirëseardhje këtij turku…
Sport

Befasojnë grekët: Mirëseardhje këtij turku…

27 Dhjetor, 2023
Shqipëria, në Gjermani me një barazim pa shkëlqim
Sport

Shqipëria, në Gjermani me një barazim pa shkëlqim

17 Nëntor, 2023
Jetëhumbje e dhembshme afrikane në futbollin shqiptar
Sport

Jetëhumbje e dhembshme afrikane në futbollin shqiptar

11 Nëntor, 2023

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.