Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Qeveria lehtëson për së dyti kushtet për Aeroportin e Sarandës, shtyhet sërish data e ofertave

by PorositWeb
5 Tetor, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) njoftoi për ndryshime të reja në kushtet që duhet të plotësojnë kompanitë ofertuese për konceisonin e Aeroportit të Sarandës.

Së fundmi ndryshimi u argumentua me rritjen e transparencës dhe konkurrueshmërisë por ashtu sikurse herën e kaluar duket se kemi të bëjmë me një lehtësim të kushteve. Po kështu MIE ka ka lajmëruar për një shtyrje të afatit të dorëzimit dhe hapjes së ofertave që nga data 4 tetor bëhet 14 tetor 2021.

“Autoriteti kontraktues, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë me synim nxitjen e konkurencës mbështetur në parimet e transparencës, mosdiskriminimit, proporcionalitetit, efikasitetit dhe trajtimit të barabartë, vlerëson nevojën e ndryshimit si më poshtë, të një pjese të kritereve në Dokumentet Standarte të Koncensionit, dhe njëkohësisht të shtyrjes së afatit të dorëzimit të ofertave të procedurës me objekt “Dhënie me koncesion/PPP Për projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Sarandës (SIA)”, thuhet ne dokumentin e MIE.

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Por çfarë ka ndryshuar konkretisht. Dhe një herë kemi ndryshime sa i takon kapaciteteve teknike. Këtë herë lidhur me pikën e pjesëmarrjes kontolluese (në shoqëri)/ përfituesi fundor i kuotave/aksioneve.

Kështu teksa më herët thuhej se strutkura e kapitalit duhet të përputhet me përcaktimet e bëra në ndarjen e aksioneve siç përcaktohet në Ftsesën në Ofertë dhe Draft Marrëveshjen e Konceisonit. Tashmë me ndryshimin struktura e kapitalit kërkohet që të përshtatet ashtu siç përcaktohet në dokumentet ligjore të ofertuesve dhe këtyre dokumenteve stadardë.

Një tjetër pikë është ajo për strukturën bazë të Vlerësimit të Ndikimit Mjedisor ku tashmë është cituar se ky vlerësim duhet bërë sipas një VKM-je të vitit 2015.

Aeroporti i Sarandës

Koncesioni për Aeroportin e Sarandës, të katërtin në vend nëse arrin të realizohet u njoftua pak javë më parë nga përfaqësues të qeverisë. Aeroporti do të jetë i kategorisë 3C me pistë 2200 metra dhe vlera minimale e hapjes së garës është vlerësuar në rreth 37 milionë euro. Pritshmëritë sipas dokumenteve janë që në vitin e parë të operimit numri i pasagjereve të jetë 150 mijë dhe sipas studimit të konsolidohet në mbi 1 milionë maksimalisht në vit. Aeroporti i Sarandës do të jetë një aeroport sezonal. Shqipëria ka aktualisht në funksion dy aeroporte, atë të Tiranës dhe Kukësit ndërkohë që është nënshkruar kontrata për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës. /Monitor/

 

Tags: Kryesore
Previous Post

Ditëlindja e Sulejman Delvinës, e pathëna: ishte apo jo i duhuri për kryeministër në kohën e paduhur?

Next Post

Basha-Ristani: “ndërrim pllake” nga ish-deputeti demokrat i Jugut

PorositWeb

Related Posts

I pari reagim bektashi për “Vatikanin” e tyre: fjalia e tretë përgënjeshtron dy të parat
Sociale

I pari reagim bektashi për “Vatikanin” e tyre: fjalia e tretë përgënjeshtron dy të parat

23 Shtator, 2024
Gerti Bogdanin e qan dhe PS-ja: kush ishte demokrati me jetë të prerë në mes?
Kryesore

Gerti Bogdanin e qan dhe PS-ja: kush ishte demokrati me jetë të prerë në mes?

18 Shtator, 2024
Vdekja merr papritmas Gerdi Bogdanin
Sociale

Vdekja merr papritmas Gerdi Bogdanin

18 Shtator, 2024
Te fqinji jugor i Shqipërisë, prioritet turisti apo qytetari?
Sociale

Te fqinji jugor i Shqipërisë, prioritet turisti apo qytetari?

18 Shtator, 2024
Zjarret po përcëllojnë Ballkanin, tmerr në Shëngjin
Sociale

Zjarret po përcëllojnë Ballkanin, tmerr në Shëngjin

30 Korrik, 2024
Sa cinike: një “97”-të mjedisore në Vlorën turistike!
Sociale

Sa cinike: një “97”-të mjedisore në Vlorën turistike!

27 Korrik, 2024

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.