Kohë më parë, Ballshi do humbiste përgjithnjë motivin pse u krijua si qytet, apo qytezë – Rafinerinë e naftës. Kjo e fundit, një vepër industriale e komunizmit, pas një odiseje për mbijetesë në kushte të reja tregu, pothuajse u shkërmoq.
Tashmë, Ballshi, edhe pa rrugën kryesore nacionale drejt dhe nga jugu, pas rrugës së re Levan-Tepelenë në kushte fushore, nuk dihet se mbi ç’kontekst të ri ekonomik ekziston, edhe i veçuar.
Fati e ka ndihmuar që së paku ekipin e futbollit e ka në Superligë, që do thotë se dikush shkon aty nga elita sportive.
Dhe së fundi, qeveria ka vendosur të realizojë ato një hapësirë rekreative.
“Këshilli i Ministrave vendosi sot shpronësimin për interes publik të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga projekti ‘Krijim hapësire rekreative në zonën e liqenit artificial të qytetit Ballsh, bashkia Mallakastër’”, raporton ATSH.
Por a mundet që ky oaz rekreacioni ta mbrothësojë jetën e atyshme pa burimin kryesor ekonomik siç ishte Rafineria?
Realiteti i deritanishëm, ai i Rilindjes Urbane ku përfshihen dhe parqe të tilla, ka treguar se jo. Jo, në ato qyteza a qytete pa burime të forta dhe të qëndrueshme ekonomike. Kur nuk ke lekë në xhep, estetikja apo argëtimi s’të hyjnë në punë. /sarandacity.al/
135442 860348It shows how you comprehend this topic. Added this page, is for much more. 816153
47306 230883Hello there, just became alert to your blog by means of Google, and discovered that its genuinely informative. Im gonna watch out for brussels. Ill be grateful should you continue this in future. Many folks will probably be benefited from your writing. Cheers! 45009