Një emërtesë mediatike si “Maldivet e Europës”, cilësuar kështu bregdetin jugor si Sarandën e Ksamilin, është shfrytëzuar nga ministri i Brendshëm Taulant Balla për të përcjellë mesazhin e moslejimit të asnjë ndërtimi pa leje asaj ane, një ndër destinacionet e preferuara të turizmit veror në hartën shqiptare.
“Jam sot në Sarandë edhe me shqetësimin që vjen nga fakti që Policia e Shtetit ka identifikuar para dy ditësh disa ndërtime pa leje, pikërisht në një prej zonave më të bukura të turizmit shqiptar si Ksamili. Dhe dua që kryetarit të bashkisë dhe të gjitha strukturave të tjera ligjzbatuese, t’i kujtoj se për ne, krimi mjedisor është i patolerueshëm. Dhe duhet të bëjmë gjithçka në ditët, javët dhe muajt në vijim, për të rritur prezencën tonë dhe kontrollin ndaj territorit.
Është e vërtetë, ne jemi shumë krenarë për faktin që Saranda, Ksamili dhe të gjitha destinacionet e tjera turistike, që mbulon bashkia Sarandë janë sot në faqet e gazetave dhe medieve kryesore botërore, me emërtesat më të bukura si, ‘Karaibet e Evropës’, apo ‘Maldivet e Evropës’. Por ne duhet të bëjmë çfarë është e mundur për të mbrojtur këtë pasuri. Prandaj është shumë e rëndësishme të rrisim prezencën dhe kontrollin tonë në territor”, tha Balla në një takim me strukturat lokale. /sarandacity.al/
487195 220744Normally I do not read article on blogs, but I wish to say that this write-up very forced me to try and do so! Your writing style has been surprised me. Thanks, quite nice article. 867846
337648 160750omg! cant imagine how rapidly time pass, following August, ber months time already and Setempber could be the first Christmas season in my place, I actually adore it! 318947
414449 275658Hello there! Do you know if they make any plugins to protect against hackers? Im kinda paranoid about losing everything Ive worked hard on. Any suggestions? 421687