Bashkia Delvinë nderoi me titullin “Qytetar Nderi” një nga gratë me shembullore të biznesit dhe jetës qytetare aty, Vera Çeço.
Vera Çeço, një çame e shquar e Delvinës, gëzon një unanimitet qytetar si një grua me vlera të spikatura, një bizmesmene e suksesshme e bimëve medicinale, por dhe një kontribuese humane.
Prej vitesh, ajo financon mamografinë për gratë e Delvinës, si dhe ndihmon parreshtur persona në nevojë.
Pikërisht për këtë e virtyte të tjera, siç është komunikimi e përkorësia në marrëdhënie me njerëzit, ajo u vlerësua nga autoritetet lokale por dhe qytetarë të ndryshëm të Delvinës.
Ndërkohë, Prefekti i Vlorës Flamur Mamaj, i pranishëm në eventin e nderimit të znj. Çeço, njoftoi se me 14 mars, Ditën e Verës, në Delvinë do startojë Dita e Çajit, për të promovuar e shijuar pikërisht cajrat bimorë që mbledh, tregëton e servir znj. Çeço.
Kujtojmë se në vizitën e pak javëve më parë të Presidentit Begaj në Delvinë, Finiq e Sarandë, një ndalesë e gjatë e kreut të shtetit do ishte pikërisht në biznesin e bimëve medicinale të Vera Çeços, duke u njohur e biseduar gjatë me këtë grua, ndarë me të me përshtypjet e mbresat më të mira. Edhe nga fakti se aty Presidenti shijoi katër çajra bimorë njëri pas tjetrit. /sarandacity.al/