Një shembull qytetarie pati një nga Dëgjesat Publike të Bashkisë Sarandë, aty ku drejtuesit lokalë mbajnë shënim propozimet e ardhura nga banorët, sidozot dhe shqetësime, për t’i përfshirë në objektiva financiarë.
E ftuar në një Dëgjesë ishte dhe ish-ndër zyrtaret më jetëgjatë të Bashkisë nën drejtimin e PD-së, ish-shefja e Personelit, znj. Zana Mehmeti, njëherësh një ndër simbolet femërore të qytetarisë sarandiote në vite.
Përballë një administrate socialiste, ajo luajti rolin e saj qytetar duke ofruar disa propozime, siç qe ai mbi nevojën që Bashkia të ishte menaxhuesja e administratorëve të pallateve, apo të një projekti të natyrës estetike për një vlerësim të ballkoneve me lule.
Kujtojmë që Zana Mehmeti nuk përfshihet te figurat klasike partiake, edhe pse ka punuar në një administratë të PD-së, duke mos qenë as në profil publik si e tillë.
Megjithatë, është koha për t’u thënë, që PS-ja lokale nuk e pa me këtë sy në rastin e marrjes së drejtimit të Bashkisë në 2011, me kryetar Stefan Çipën. Kjo bëri që ky i fundit, jashtë dëshirës apo vullnetit të tij, të mos e kishte pjesë të stafit. /sarandacity.al/